Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit “Nënë Tereza” sot kanë mbajtur takim informues pas mosdakordimit për çështjen e Jurisprudencës dhe provimeve tjera të mbahen në gjuhën shqipe.

Përfaqësuesi i UNT-së Besar Sejdi, tha se studentët janë të mendimit se nuk ka nevojë të shkelet ligji, ndërsa shtoi se janë të gatshëm për protesta.
“Disponimi te studentët është që nuk ka nevojë të shkelet ligji. Provimi i Jurisprudencës garantohet me ligj dhe kushtetutë, duhet të bëhet 100% në gjuhën shqipe. Nuk ka nevojë të shkohet me përqindje”.
“Jam i gatshëm për protestë, kurdo herë që ministri na e refuzon kërkesën tonë që provimi i Jurisprudencës të jetë 100% shqip”, tha studenti Besar Sejdi.
Ndryshe, në takimin e mbajtur me ministrin e Drejtësisë Jeton Shasivari, ditën e hënë, studentët u ndanë të pakënaqur pasi ministri ua prezantoi zgjidhjen ligjore për çështjen e Jurisprudencës, i cili parasheh që provimi të mbahet në gjuhën shqipe, ndërsa praktika në atë maqedonase./Telegrafi/




