Strehohet personeli amerikan i një baze në Angli, dyshohet për dronë të paautorizuar

Strehohet personeli amerikan i një baze në Angli, dyshohet për dronë të paautorizuar

Strehohet personeli amerikan i një baze në Angli, dyshohet për dronë të paautorizuar

Personeli ushtarak amerikan në bazën ajrore RAF Lakenheath, në Suffolk të Anglisë, është urdhëruar të strehohet pas raportimeve për aktivitet të dyshimtë të dronëve mbi këtë objekt ushtarak.

Sponsor 3M Express

Sipas televizionit britanik “Sky News”, personelit në bazë i është dërguar një alarm me udhëzimin për të qëndruar në strehimore, ndërsa forcat e sigurisë të Forcave Ajrore amerikane kanë reaguar ndaj dyshimeve për fluturimin e dronëve të paautorizuar, transmeton Klankosova.tv.

Një zëdhënës i Forcave Ajrore amerikane ka konfirmuar se incidenti është trajtuar nga personeli i sigurisë.

“Personeli i Forcave të Sigurisë së Forcave Ajrore amerikane reagoi këtë mbrëmje ndaj aktivitetit të dyshuar të dronëve të paautorizuar mbi RAF Lakenheath. Asnjë personel, avion apo infrastrukturë nuk është prekur”, thuhet në deklaratën e tij.

Zëdhënësi shtoi se autoritetet amerikane po bashkëpunojnë ngushtë me institucionet britanike për të garantuar sigurinë e pjesëtarëve të ushtrisë amerikane, civilëve, kontraktorëve dhe familjeve të tyre.

Ndërkohë, deputeti lokal Nick Timothy ka bërë të ditur në rrjetet sociale se kishte kontaktuar me autoritetet dhe se nuk kishte kërcënim për publikun, ndërsa incidenti tashmë ishte zgjidhur.

Ngjarja vjen në një periudhë të shtimit të shqetësimeve për sigurinë në bazat ushtarake amerikane në Britani.

Të hënën, ushtria amerikane zhvendosi më shumë se një duzinë avionësh luftarakë nga baza RAF Mildenhall, gjithashtu në Suffolk, pas raportimeve për një kërcënim të sigurisë që dyshohej se kishte lidhje me Iranin. Disa prej avionëve u zhvendosën në RAF Lakenheath.

Ndërkaq, muajin e kaluar, ShBA-ja kishte tërhequr bombarduesit nga baza RAF Fairford, pas kërcënimeve të tjera që gjithashtu dyshohej se kishin lidhje me Iranin. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Ora të shtrenjta, makina luksoze dhe apartamente mln € / Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

Ora të shtrenjta, makina luksoze dhe apartamente mln € / Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

Fundjavë me shi dhe mot të vranët në Kosovë, në viset malore priten reshje bore

Fundjavë me shi dhe mot të vranët në Kosovë, në viset malore priten reshje bore

Irani pretendon se dy cisterna nafte goditën mina detare në Ngushticën e Hormuzit

Irani pretendon se dy cisterna nafte goditën mina detare në Ngushticën e Hormuzit