Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka njoftuar se gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026 ka ofruar shërbime spitalore për gjithsej 8 mijë e 461 pacientë të shtrirë në 13 reparte të ndryshme.

Sipas të dhënave të publikuara nga spitali, numri më i madh i pacientëve është regjistruar në repartin e Obstetrikës, me 1 mijë e 356 pacientë, pasuar nga Neonatologjia me 1 mijë e 275 dhe Pediatria me 988 pacientë.
Në repartin e Gjinekologjisë janë trajtuar 904 pacientë, në Sëmundjet Interne 842, ndërsa në Kirurgji 600 pacientë.
Gjatë kësaj periudhe, shërbime spitalore janë ofruar edhe në repartin e Ortopedisë për 519 pacientë, Oftalmologjisë për 449, Urologjisë për 406 dhe ORL-së për 367 pacientë.
Ndërkaq, në repartin e Neurologjisë janë trajtuar 307 pacientë, në Pulmologji 235, ndërsa në Njësinë Koronare 164 pacientë.
Të dhënat pasqyrojnë numrin e pacientëve të shtrirë në repartet përkatëse gjatë periudhës janar-shtator 2026. /Telegrafi/




