Specialja merr vendim për dëshminë e një dëshmitari

Specialja merr vendim për dëshminë e një dëshmitari

Specialja merr vendim për dëshminë e një dëshmitari

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë bërë të ditur se më 19 tetor është publikuar versioni i redaktuar për publikun i një vendimi të marrë në tetor të vitit 2025, në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për krime lufte.

“Më 19 tetor u bë i disponueshëm versioni i redaktuar publik i një vendimi të lëshuar në tetor 2025 në çështjen për krime lufte Thaçi dhe të tjerët. Në këtë vendim Trupi Gjykues hodhi poshtë kërkesën e Mbrojtjes së Thaçit për të pranuar deklaratën e një dëshmitari vetëm si provë me shkrim. Trupi Gjykues konstatoi se deklarata e dëshmitarit përfshinte dëshmi për sjelljen e drejtpërdrejtë të disa të akuzuarve dhe për besueshmërinë e dëshmitarëve të mëparshëm, dhe se, për të siguruar drejtësinë e procesit dhe për të shmangur dëmin ndaj palëve, ishte e rëndësishme që dëshmitari të ishte i disponueshëm për pyetje nga pala kundërshtare. Rrjedhimisht, Trupi Gjykues ftoi Mbrojtjen e Thaçit të jepte informacionin e nevojshëm për paraqitjen e dëshmitarit në gjykatë në vend të pranimit të dëshmisë me shkrim”, tha zëdhënësja e DHSK-së Angela Grip, sot gjatë informimit javor të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Sponsor 3M Express

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

“Kujt po i bëni favor?” – Ardian Gjini kërkon llogari nga Qeveria për raportet me SHBA-në

“Kujt po i bëni favor?” – Ardian Gjini kërkon llogari nga Qeveria për raportet me SHBA-në

Këto ushqime ndihmojnë në marrjen e vitaminës D gjatë muajve me më pak diell

Këto ushqime ndihmojnë në marrjen e vitaminës D gjatë muajve me më pak diell

SHBA-ja dhe Izraeli hartojnë plane për sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të nëntorit

SHBA-ja dhe Izraeli hartojnë plane për sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të nëntorit

Specialja merr vendim për dëshminë e një dëshmitari | Momenti