Spalletti shpjegon pse Zhegrova nuk po luan titullar te Juventusi

Spalletti shpjegon pse Zhegrova nuk po luan titullar te Juventusi

Spalletti shpjegon pse Zhegrova nuk po luan titullar te Juventusi

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka folur për situatën e Edon Zhegrovës, duke shpjeguar arsyet pse ylli i kombëtares së Kosovës nuk po e fiton ende një vend në formacionin titullar të skuadrës torineze.

Sponsor 3M Express

Pas barazimit 2-2 me Fiorentinën në udhëtim, Spalletti u pyet se pse Zhegrova nuk po aktivizohet nga minuta e parë.

Tekniku italian pranoi se pas ndeshjes së kaluar [Juventus 2-0 Napoli, ku Zhegrova asistoi] kishte menduar që futbollisti kosovar duhej të niste si titullar, por theksoi se ai ende ka vështirësi për të ruajtur të njëjtin nivel në të gjitha aspektet e lojës.

“Ndodhin raste si ai i Zhegrovës. Pas ndeshjes së kaluar mendoja: Duhet të luajë titullar. Ndonjëherë bën minuta të fundit shumë të mira, por kur e aktivizon që nga fillimi, në ndeshje me shumë duele dhe ku duhet edhe të sulmosh, edhe të mbrohesh, humbet disa gjëra”, deklaroi Spalletti.

“Bën mirë një aspekt, por më pak mirë një tjetër. Nuk arrijmë të gjejmë kurrë ekuilibrin e plotë”, shtoi trajneri italian.

Kështu, Spalletti e bëri të qartë se dilema rreth aktivizimit të Zhegrovës si titullar lidhet me ekuilibrin që kërkon nga skuadra në të dyja fazat e lojës.

Që nga transferimi i tij te Juventusi në vitin 2025, Edon Zhegrova ka startuar vetëm një herë për Juventusin – në muajin tetor të atij viti, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Pafosit, kur trajner ishte Igor Tudor.

Sezonin e kaluar, Zhegrova nuk asistoi e as nuk shënoi asnjë gol.

Mirëpo, këtë vit, ylli dardan ka arritur të shënojë dy gola e të dhurojë dy asistime, të gjitha në Serie A, pasi ai nuk është i regjistruar në listën e lojtarëve në Ligën e Evropës.

Zhegrova kaloi te Juventusi nga Lille, për shumën e 15.5 milionë eurove

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Pas dorëheqjes së Liburn Aliut, ky është emri që merr drejtimin e Portit të Durrësit

Pas dorëheqjes së Liburn Aliut, ky është emri që merr drejtimin e Portit të Durrësit

OVL-UÇK kritikon Gjykatën Speciale: 240 konferenca nuk garantojnë drejtësi

OVL-UÇK kritikon Gjykatën Speciale: 240 konferenca nuk garantojnë drejtësi

Infarkt edhe me kolesterol normal: Faktori i trashëguar i rrezikut që analizat e zakonshme nuk e zbulojnë

Infarkt edhe me kolesterol normal: Faktori i trashëguar i rrezikut që analizat e zakonshme nuk e zbulojnë