Sot mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes Arlinda Zekaj

Sot mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes Arlinda Zekaj

Sot mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes Arlinda Zekaj

Sot, më 24 nëntor, në Gjykatën Themelore në Pejë pritet të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për veprën penale “Kanosja” ndaj tashmë së ndjerës, Arlinda Zekaj.

Sponsor 3M Express

Seanca është caktuar të fillojë në orën 13:00, pasi ajo e planifikuar më 12 nëntor nuk ishte mbajtur.

Sipas njoftimit të mëhershëm të gjykatës, seanca paraprake ishte shtyrë pas kërkesës së avokatit Besnik Berisha, përfaqësues i autorizuar i palës së dëmtuar, i cili kishte njoftuar se nuk kishte mundësi të merrte pjesë.

Gjykata e kishte aprovuar kërkesën pas marrjes së mendimeve të palëve të pranishme.

Jeton Sylaj akuzohet për veprën penale “Kanosja”, sipas nenit 181, paragrafi 2, të kodit penal të Republikës së Kosovës.

Seanca e sotme do të mbahet në Gjykatën Themelore në Pejë.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Një grua sulmohet fizikisht nga i dashuri në Vushtrri, ai dyshohet se shtiu dy herë me armë zjarri

Një grua sulmohet fizikisht nga i dashuri në Vushtrri, ai dyshohet se shtiu dy herë me armë zjarri

Euroleague, sonte Valencia – Panathinaikos ; Barcelona – Fenerbahce

Euroleague, sonte Valencia – Panathinaikos ; Barcelona – Fenerbahce

Qarkullonin me armë zjarri në automjet, arrestohen 4 persona – mes tyre dy ushtarakë dhe një punonjës i Gardës

Qarkullonin me armë zjarri në automjet, arrestohen 4 persona – mes tyre dy ushtarakë dhe një punonjës i Gardës