Sot hapet java e 15-të në Superligën e Kosovës, një ndeshje në program

Sot hapet java e 15-të në Superligën e Kosovës, një ndeshje në program

Sot hapet java e 15-të në Superligën e Kosovës, një ndeshje në program

Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet sot (e premte) me ndeshjen e parë të javës së 15-të, ndërsa takimet tjera do të luhen gjatë të dielës dhe të hënës.

Sponsor 3M Express

Pas përfundimit të javës së 14-të, Malisheva dhe Llapi zbresin në fushën e stadiumit ‘Liman Gegaj’ nga ora 13:00, me nevojë të madhe për pikë, por me synime krejtësisht të ndryshme.

Vendasit po zhvillojnë një sezon shumë të mirë dhe aktualisht renditen në pozitën e dytë me 30 pikë, pesë më pak se liderja Prishtina. Për Malishevën, fitorja në këtë takim është pothuajse e domosdoshme për të mos lejuar shkëputjen e kryeqytetasve dhe për të vazhduar presionin në garën për kreun e tabelës.

Në anën tjetër, Llapi po kalon një edicion dukshëm më të vështirë. Podujevasit ndodhen në pozitën e nëntë me vetëm 11 pikë dhe kanë nevojë urgjente për rezultate pozitive për t’iu larguar zonës së rrezikshme. Një rezultat pozitiv në Malishevë do të kishte peshë të madhe për skuadrën llapjane, që kërkon të ndryshojë rrjedhën e sezonit.

Java e 15-të do të vazhdojë të dielën me dy përballje: Feronikeli ’74-Prishtina, nga ora 13:00 në “Rexhep Rexhepi”, si dhe derbin e madh lokal Gjilani-Drita, që nis në orën 16:00 në stadiumin me bari artificial.

Ndërkaq, xhiroja do të përmbyllet të hënën me dy takimet e fundit: Drenica-Vushtrria në stadiumin Bajram Aliu dhe Dukagjini-Ballkani në “18 Qershori”, me të dyja ndeshjet që nisin nga ora 13:00. /Telegrafi/

Lexo edhe

Kurti përfaqëson Kosovën në Samitin për Planin e rritjes në Tiranë

Kurti përfaqëson Kosovën në Samitin për Planin e rritjes në Tiranë

Trajneri i Nottingham Forest shpërthen ndaj lojtarëve të tij: “Kanë katër vite këtu dhe ende nuk dinë anglisht

Trajneri i Nottingham Forest shpërthen ndaj lojtarëve të tij: “Kanë katër vite këtu dhe ende nuk dinë anglisht

Kualifikimet për Botërorin e vitit 2027: Italia triumfon ndaj Turqisë, rrit gjasat për plasman në Mundobasket

Kualifikimet për Botërorin e vitit 2027: Italia triumfon ndaj Turqisë, rrit gjasat për plasman në Mundobasket