Sot “Black Friday”, si lindi tradita e ditës që pushtoi botën e blerjeve?

Sot “Black Friday”, si lindi tradita e ditës që pushtoi botën e blerjeve?

Sot “Black Friday”, si lindi tradita e ditës që pushtoi botën e blerjeve?

Sot shënohet “Black Friday”, apo siç njihet ndryshe “E Premtja e Zezë”, një nga ngjarjet më të mëdha të vitit në botën e tregtisë, e karakterizuar nga zbritjet dhe ofertat e shumta në produkte të ndryshme.

Sponsor 3M Express

Kjo traditë e ka origjinën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa me kalimin e viteve është përhapur në mbarë botën, duke u bërë pjesë e kalendarit të shitjeve edhe në Kosovë dhe Shqipëri, transmeton klankosova.tv.

Por, si lindi emërtimi “Black Friday”?

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press (AP), termi u përdor fillimisht nga policia në Filadelfia për të përshkruar trafikun e rënduar, kolonat e gjata të automjeteve dhe turmat e mëdha të qytetarëve.

Fillimisht, emërtimi kishte një kuptim negativ, pasi përshkruante kaosin që krijohej në rrugë dhe në dyqane për shkak të numrit të madh të blerësve.

Më vonë, termi mori një kuptim tjetër në botën e biznesit, duke u lidhur me periudhën kur shitësit me pakicë regjistronin rritje të shitjeve dhe kalonin nga humbjet në fitim.

Sot, “Black Friday” konsiderohet një nga periudhat më të rëndësishme për tregtinë, me miliona konsumatorë që presin këtë ditë për të përfituar nga ofertat dhe zbritjet në dyqane fizike dhe platforma online.

Lexo edhe

Kurti përfaqëson Kosovën në Samitin për Planin e rritjes në Tiranë

Kurti përfaqëson Kosovën në Samitin për Planin e rritjes në Tiranë

Trajneri i Nottingham Forest shpërthen ndaj lojtarëve të tij: “Kanë katër vite këtu dhe ende nuk dinë anglisht

Trajneri i Nottingham Forest shpërthen ndaj lojtarëve të tij: “Kanë katër vite këtu dhe ende nuk dinë anglisht

Kualifikimet për Botërorin e vitit 2027: Italia triumfon ndaj Turqisë, rrit gjasat për plasman në Mundobasket

Kualifikimet për Botërorin e vitit 2027: Italia triumfon ndaj Turqisë, rrit gjasat për plasman në Mundobasket