Sonte në RTK mbahet nata e dytë e Festivalit “Akordet e Kosovës”

Sonte në RTK mbahet nata e dytë e Festivalit “Akordet e Kosovës”

Sonte në RTK mbahet nata e dytë e Festivalit “Akordet e Kosovës”

Sonte vazhdon nata e dytë e Festivalit të Këngës “Akordet e Kosovës” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Në një atmosferë festive dhe me një skenografi madhështore, mbrëmë në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë është zhvilluar nata e parë e edicionit të katërt të Festivalit të Këngës në RTK “Akordet e Kosovës”.

Sponsor 3M Express

Kjo ngjarje e madhe muzikore, e cila u transmetua drejtpërdrejt në Radiotelevizionin e Kosovës, por edhe në Radiotelevizionin Shqiptar dhe në Radiotelevizionin e Maqedonisë së Veriut në kanalin e gjuhës shqipe, solli përballë publikut një ndërthurje të shkëlqyer zhanresh, nga rock-u alternativ, etno-pop-i e xhazi, e deri te baladat prekëse.

Nata e parë solli në skenë 17 solistë konkurrues, të shoqëruar drejtpërdrejt nga orkestra dhe bendi i festivalit.

Ndërkohë, nata e tretë do të jetë e dedikuar për festivalin e fëmijëve, që vjen me edicionin e parë.

Drejtoresha e Përgjithshme e Radiotelevizionit të Kosovës, Zana Spahiu, ka bërë të ditur se transmetuesi publik ka nisur lobimin pranë Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU), me synimin që fituesi i Festivalit të Këngës “Akordet e Kosovës” të përfaqësojë vendin tonë në Eurovision. Spahiu ka thënë se RTK-ja tashmë ka dërguar kërkesë në EBU, e cila është shqyrtuar nga ky institucion.

“Gjasat mendoj që i kemi të mira, por mendoj që kemi edhe mjaft punë për të treguar që me të vërtetë festivali i cili organizohet, fituesi i cili është në krye të këtij festivali duhet të përfaqësohet dhe të jetë edhe pjesë e garës”, ka thënë Spahiu.

Ajo ka theksuar se lobimi dhe përpjekjet do të vazhdojnë, me shpresën që të ndryshohet statuti i EBU-së, i cili aktualisht nuk e lejon Kosovën të jetë pjesë e këtij mekanizmi. Spahiu ka folur edhe për rëndësinë e edicionit të katërt të festivalit, duke veçuar rikthimin e emërtimit historik “Akordet e Kosovës” dhe përkushtimin e stafit të RTK-së në realizimin e këtij projekti.

Ndërkaq, Xheraldina Cërnobregu, nënkryetare e Bordit të RTK-së, ka vlerësuar punën e bërë për organizimin e festivalit, duke shprehur shpresën që ai të shërbejë si një ndërthurje e së kaluarës me të tashmen.

Ndërsa drejtori artistik i festivalit, Florent Boshnjaku, tha mbrëmë për RTK-në se rikthimi i emrit historik “Akordet e Kosovës” i jep këtij edicioni një rëndësi të veçantë artistike dhe kulturore.

“Ne e meritojmë edhe një festë muzikore, e meritojmë që ta vlerësojmë historinë dhe sivjet e kemi rikthyer edhe emrin e ‘Akordeve të Kosovës’. Kështu që festivali ‘Akordet e Kosovës’ rifillon si histori”, ka thënë Boshnjaku.

 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të Aflatoksinës B1

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të Aflatoksinës B1

Kosovari bie nga skela në Gjermani, dërgohet me helikopter në spital

Kosovari bie nga skela në Gjermani, dërgohet me helikopter në spital

Si i kushtuan Mbappes 28 pikë për Topin e Artë: Tri vende që nuk i dhanë asnjë pikë francezit

Si i kushtuan Mbappes 28 pikë për Topin e Artë: Tri vende që nuk i dhanë asnjë pikë francezit

Sonte në RTK mbahet nata e dytë e Festivalit “Akordet e Kosovës” | Momenti