Sonte ndryshon ora, akrepat kthehen një orë pas

Sonte ndryshon ora, akrepat kthehen një orë pas

Sonte ndryshon ora, akrepat kthehen një orë pas

Në orën 03:00 të mëngjesit të së dielës, akrepat e orës do të kthehen një orë pas, duke shënuar orën 02:00. Ndryshimi i orës do të mundësojë që të flemë një orë më shumë.

Ky ndryshim do të bëjë që mbrëmjeve të errësohet më herët, ndërsa në orët e para të mëngjesit do të ketë më shumë dritë.

Sponsor 3M Express

Pajisjet elektronike, telefonat inteligjentë, kompjuterët dhe tabletët do ta përditësojnë automatikisht orën, nëse kanë të aktivizuar rregullimin automatik të saj. Ndërkohë, orët dhe alarmet mekanike do të duhet të rregullohen manualisht.

Megjithëse ky kalim dhuron një orë gjumë shtesë natën e parë, ndryshimi i papritur mund të çrregullojë orën tonë biologjike. Trupit mund t’i duhen rreth 2–5 ditë për t’u përshtatur me ritmin e ri. Kjo mund të shkaktojë lodhje, nervozizëm dhe vështirësi në përqendrim gjatë orëve të mëngjesit.

Me më pak orë dritë gjatë mbrëmjes, prodhimi i melatoninës, hormonit të gjumit, mund të fillojë më herët, duke na bërë të ndihemi të përgjumur që në pasditen e vonë.

Ora dimërore do të jetë në fuqi gjatë muajve të ftohtë, deri në fundjavën e fundit të marsit 2027. Natën mes 27 dhe 28 marsit të vitit të ardhshëm do të rikthehet ora verore, kur akrepat do të lëvizin një orë përpara.  

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

VV-ja do që Byroja të miratohet “shpejt”, Aleanca kërkon që të mos jetë pjesë e “koncepteve elektorale”

VV-ja do që Byroja të miratohet “shpejt”, Aleanca kërkon që të mos jetë pjesë e “koncepteve elektorale”

Qindra mijëra protestues pritet të dalin në rrugë, Franca shton masat e sigurisë

Qindra mijëra protestues pritet të dalin në rrugë, Franca shton masat e sigurisë

Arrestohet një i dyshuar për 1 milion eurot që u kapën në kufi, tha se ishin të tij por nuk ka arritur të dëshmojë prejardhjen

Arrestohet një i dyshuar për 1 milion eurot që u kapën në kufi, tha se ishin të tij por nuk ka arritur të dëshmojë prejardhjen

Sonte ndryshon ora, akrepat kthehen një orë pas | Momenti