Në emisionin e sotëm të “SOL” në Klan Kosova, të drejtuar nga Djellza Daka, në fokus ishin fama, dinjiteti, jeta private dhe standardet e dyfishta që shoqëria vazhdon t’i vendosë, veçanërisht ndaj grave.

Të ftuarat Lela Seferi, Ledina Kajtazi, Qëndresa Demaj dhe Lena Berisha ndanë mendimet e tyre për mënyrën se si personazhet publike e menaxhojnë famën, ndikimin e komenteve në rrjetet sociale dhe prirjen për të tërhequr vëmendjen përmes skandaleve.
Gjatë diskutimit, ato theksuan se fama nuk nënkupton domosdoshmërisht respekt dhe se vlera e një personi nuk duhet të matet vetëm me numrin e ndjekësve apo klikimeve.
Një tjetër temë e rëndësishme ishte dashuria pas ndarjes dhe paragjykimet që shoqërojnë nisjen e një lidhjeje të re.
Të ftuarat diskutuan për presionin shoqëror ndaj grave, duke vënë në pah se nuk ekziston një afat i caktuar për të nisur një lidhje të re, pasi kjo varet nga përjetimet dhe gatishmëria emocionale e secilit./Klankosova.tv




