Sociologia Dhurata Prokshi, e ftuar në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ka komentuar rastin e Arlinda Zekajt, duke thënë se ai ka dëshmuar se sa të cenueshme janë institucionet dhe sa pak seriozisht trajtohen viktimat e dhunës në familje.

“Rasti i Arlinda Zekajt ishte ai që fatkeqësisht dëshmoi se sa fragjilë jemi dhe sa joseriozisht punojmë me kategoritë më të cenuara, në këtë rast me viktimat e dhunës në familje. I kemi lënë anash dhe nuk jemi përgjigjur në mënyrën e duhur”, tha Prokshi.
Ajo foli edhe për protestat e organizuara pas rastit, duke theksuar se kërkesat e protestuesve duhet të respektohen dhe të pasohen me veprime konkrete nga institucionet dhe palët përgjegjëse.
Ndiqni deklarimin e plotë të Prokshit:




