Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se gjatë inspektimit të rastit të ndërrimit të foshnjave në Spitalin Amerikan 2 në Graçanicë janë evidentuar mangësi në procedurat e identifikimit dhe verifikimit të foshnjave gjatë dorëzimit te nënat.

Sponsor 3M Express

Rasti, i cili kishte ndodhur më 18 mars 2026, është trajtuar nga Inspektorati Shëndetësor, ndërsa nga kontrolli janë konstatuar edhe parregullsi të tjera.

Në përgjigjen zyrtare për Gazetën Sinjali, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se infermierja e përfshirë në rast, ndonëse posedonte licencë të vlefshme pune, nuk ishte e deklaruar në sistemin e Departamentit të Licencimit dhe Akreditimit (DLA).

Por shkeljet nuk përfundojnë këtu.

Sipas Ministrisë, gjatë shqyrtimit të mënyrës së trajtimit të rastit janë evidentuar mangësi edhe në veprimet e vetë zyrtarëve të Inspektoratit Shëndetësor.

Për këtë arsye, Kryeinspektori Shëndetësor ka ndërmarrë disa masa.

Inspektorja që kishte trajtuar rastin është referuar në Komisionin Disiplinor për shqyrtimin e shkeljes së dyshuar.

Ndërkohë, zyrtarit të arkivit i është shqiptuar vërejtje me shkrim, ndërsa përgjegjësit të Inspektoratit Shëndetësor i është shqiptuar vërejtje me gojë.

Ministria e Shëndetësisë ka shprehur keqardhje për shqetësimin dhe pasigurinë e shkaktuar familjeve të prekura, duke theksuar se institucionet përgjegjëse do të monitorojnë zbatimin e masave dhe rekomandimeve.

Ky konfirmim zyrtar nxjerr në pah jo vetëm mangësitë në procedurat e identifikimit të foshnjave, por edhe parregullsitë në mënyrën se si është trajtuar rasti nga zyrtarët përgjegjës të Inspektoratit Shëndetësor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Viktima- noterit: Nuk më ka mbet tjetër vetëm edhe jetën me ua nënshkru

Viktima- noterit: Nuk më ka mbet tjetër vetëm edhe jetën me ua nënshkru

Fabregas: Duam ta vëmë Manchester United në vështirësi

Fabregas: Duam ta vëmë Manchester United në vështirësi

Topalli: UDB-ja përdorte metoda për t’i komprometuar veprimtarët shqiptarë

Topalli: UDB-ja përdorte metoda për t’i komprometuar veprimtarët shqiptarë