Skandali me lidhjet jashtëmartesore, dorëhiqet drejtuesi i Nvidias

Skandali me lidhjet jashtëmartesore, dorëhiqet drejtuesi i Nvidias

Skandali me lidhjet jashtëmartesore, dorëhiqet drejtuesi i Nvidias

Jensen Huang ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit ekzekutiv të Nvidia-s, pas raportimeve për lidhje jashtëmartesore me një person që dyshohet se është spiune kineze, si dhe me një punonjëse të kompanisë.

Sponsor 3M Express

Në vend të tij, përkohësisht do të shërbejë drejtoresha financiare e Nvidias, Colette Kress, derisa të emërohet një pasardhës i përhershëm.

Deklarata e bordit të drejtorëve të Nvidias, e cila konfirmon largimin e Huang-ut, nuk e përmend skandalin e spiunazhit apo zbulimet lidhur me sjelljen e tij personale që kanë përfshirë kompaninë; në vend të kësaj, ajo vlerëson kontributin “të thellë” të Huang-ut në kompaninë që ai e bashkëthemeloi.

Drejtoresha financiare Colette Kress merr përkohësisht drejtimin e Nvidia-s, pas dorëheqjes së CEO-s Jensen Huang për shkak të një skandali – ndiqni zhvillimet live

“Kontributet e Jensen-it për Nvidia-n janë të thella. Nvidia është një nga kompanitë teknologjike më me ndikim në botë. Bordi dhe kompania e falënderojnë Jensen-in për kontributet e tij të jashtëzakonshme ndaj kompanisë dhe industrisë,” thuhet në deklaratë, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

 Në fillim të kësaj jave, bordi i kompanisë prodhuese të çipave angazhoi firmën ligjore prestigjioze “Wachtell, Lipton, Rosen & Katz” për të kryer një hetim “të plotë dhe të pavarur” lidhur me marrëdhënien e tij me Alice Huang – e cila nuk ka asnjë lidhje familjare me kreun e Nvidia-s.

 Firma ligjore e udhëzoi Jensen Huang-un që të vazhdonte të drejtonte Nvidia-n ndërkohë që hetimi ishte në zhvillim e sipër.

Lexo edhe

Arda Guler drejt largimit nga Real Madridi? PSG i ofron pagë prej 22 milionë eurosh

Arda Guler drejt largimit nga Real Madridi? PSG i ofron pagë prej 22 milionë eurosh

Kane ka fituar gjithçka individualisht, tani e kërkon Championsin dhe trofe me Anglinë

Kane ka fituar gjithçka individualisht, tani e kërkon Championsin dhe trofe me Anglinë

Presidentja Shiroka Pula thekson rëndësinë e dokumentimit të krimeve të luftës

Presidentja Shiroka Pula thekson rëndësinë e dokumentimit të krimeve të luftës