S’ka kuorum për votimin e rezolutës së propozuar nga deputetja Jashari

S’ka kuorum për votimin e rezolutës së propozuar nga deputetja Jashari

S’ka kuorum për votimin e rezolutës së propozuar nga deputetja Jashari

Kuvendi i Kosovës është kthyer për t’i vazhduar punimet e seancës, e cila u ndërpre pasi kuvendarët shkuan në pauzë.

Sponsor 3M Express

Si pikë e parë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se është Rezoluta e propozuar nga deputetja e PDK-së, Sala Jashari lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila mbeti katër muaj pa terapi, dhe mungesën e vazhdueshme të barnave onkologjike, raporton Klankosova.tv.

Në Kuvend ishin prezentë 63 deputetë, kurse në votim morën pjesë vetëm 44 të tillë. 42 votuan pro, ndërsa dy abstenuan.

Haxhiu njoftoi se për pasojë, rezoluta nuk kalon në mungesë kuorumi.

Pikë tjetër e rendit të ditës është “mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë”.

Gjithashtu, në rend dite është edhe Ligji për Specialen. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Kaplohet nga zjarri bodrumi i një ndërtese në Ulpianë, flasin zjarrfikësit: Dyshohet se shfrytëzohej nga të pastrehët

Kaplohet nga zjarri bodrumi i një ndërtese në Ulpianë, flasin zjarrfikësit: Dyshohet se shfrytëzohej nga të pastrehët

Ramadani: Kosova shpenzoi mbi 1 miliard euro për importin e energjisë elektrike

Ramadani: Kosova shpenzoi mbi 1 miliard euro për importin e energjisë elektrike

Nga suksesi në biznes te ftesa e ish-kryeministrit slloven: Shqiptari Driton Idrizi kandidon për Këshillin e Lubjanës

Nga suksesi në biznes te ftesa e ish-kryeministrit slloven: Shqiptari Driton Idrizi kandidon për Këshillin e Lubjanës