Situatë shqetësuese te Bayern Munichu: Vincent Kompany dërgohet me ambulancë në spital

Situatë shqetësuese te Bayern Munichu: Vincent Kompany dërgohet me ambulancë në spital

Situatë shqetësuese te Bayern Munichu: Vincent Kompany dërgohet me ambulancë në spital

Shqetësimi është rritur rreth trajnerit të Bayern Munichut, Vincent Kompany, pasi gazeta gjermane Bild ka raporutar se trajneri belg është dërguar me urgjencë në ambulancë në një spital në Mynih të premten.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimit, një helikopter kishte ateruar më herët në qendrën stërvitore të Bayernit. Megjithatë, deri më tani nuk janë konfirmuar detaje të tjera rreth rrethanave të këtij incidenti.

Kompany kishte pasur probleme serioze shëndetësore, përfshirë një infeksion viral, si dhe shqetësime me ijën, para ndeshjes së Bayern Munichut kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, ai kishte marrë lejen për t’u rikthyer në stol.

Tani, Bayerni po përgatitet për ndeshjen e së dielës në Bundesligë kundër Freiburgut, pas barazimit 2-2 me Arsenalin të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

Në këtë moment, përparësi mbetet shëndeti dhe mirëqenia e Kompanyt. Tifozët e Bayern Munichut shpresojnë që situata të mos jetë serioze dhe se trajneri 40-vjeçar po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Deri më tani nuk ka informacion të konfirmuar për arsyen e shtrimit të tij në spital dhe as nëse kjo situatë do të ndikojë në praninë e tij në stolin e Bayernit për ndeshjen e së dielës.

Pritet që në orët në vijim të dalin më shumë detaje./Telegrafi/

Lexo edhe

Termokos: Ngrohja do të ndalet përkohësisht në orët e para të së shtunës

Termokos: Ngrohja do të ndalet përkohësisht në orët e para të së shtunës

BE-ja mirëpret kthimin e ligjit për Gjykatën Speciale në Kuvend për rishqyrtim

BE-ja mirëpret kthimin e ligjit për Gjykatën Speciale në Kuvend për rishqyrtim

Tabela e VAR-it në Ligën Premier: Kush përfitoi më së shumti dhe kush u dëmtua nga gjyqtarët?

Tabela e VAR-it në Ligën Premier: Kush përfitoi më së shumti dhe kush u dëmtua nga gjyqtarët?