SINJALI 24 | Kanosje, dhunë në familje, grabitje e vjedhje – ngjarjet që shënuan Kosovën

SINJALI 24 | Kanosje, dhunë në familje, grabitje e vjedhje – ngjarjet që shënuan Kosovën

SINJALI 24 | Kanosje, dhunë në familje, grabitje e vjedhje – ngjarjet që shënuan Kosovën

Kosova është përballur me një sërë incidentesh dhe rastesh kriminale, nga kanosjet e dhuna në familje, te grabitjet, vjedhjet e rënda dhe posedimi i armëve e narkotikëve. Policia dhe Prokuroria kanë ndërmarrë veprime në disa qytete, ndërsa hetimet për rastet e raportuara po vazhdojnë.

Sponsor 3M Express

Fushë Kosovë – Pas përfundimit të seancës së Kuvendit Komunal, Dardane Sogojeva Shala ka denoncuar Rilind Berishën për kanosje. Tre persona janë intervistuar si dëshmitarë, ndërsa Berisha është marrë në pyetje në prani të avokatit dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë – Një vizitë te prindërit ka përfunduar me denoncimin e një 24-vjeçari nga motra e tij, e cila pretendon se është goditur në fytyrë. Gjatë kontrollit, Policia i ka gjetur të dyshuarit edhe një sasi të vogël kokaine. Ai është ndaluar për 48 orë.

Gjilan – Një vajzë 22-vjeçare është tërhequr zvarrë nga një person me biçikletë, i cili dyshohet se ia ka grabitur çantën në rrugën “Tefta Tashko”. I dyshuari është larguar në drejtim të rrugës “Haki Myderizi” dhe ende nuk është identifikuar.

Prishtinë – Një shtetasi turk me leje qëndrimi në Kosovë i janë zhdukur rreth 8 mijë dollarë në Bitcoin dhe një pajisje me vlerë rreth 1,500 euro. Ai ka drejtuar dyshimet ndaj një bashkëkombësi, i cili është larguar nga lokacioni. Në rast janë përfshirë edhe hetuesit e krimeve kibernetike.

Ferizaj – Dy persona të maskuar dyshohet se kanë hyrë në shtëpinë e një 57-vjeçari në fshatin Koshare, pasi fillimisht ua kanë ndryshuar drejtimin kamerave të sigurisë me një dru. Nga aty kanë marrë një Rolex me vlerë të deklaruar prej 60 mijë eurosh, stoli ari dhe gjashtë ora të tjera. Dëmi i raportuar arrin në rreth 93 mijë euro.

Pejë – Një grua 30-vjeçare nga Llugagjia ka denoncuar bashkëshortin për dhunë në familje, ndërsa vjehrrin për kërcënim me armë. Gjatë kontrollit në shtëpi, Policia ka sekuestruar një pistoletë, dy karikatorë dhe 252 fishekë. Bashkëshorti është ndaluar për 48 orë, ndërsa vjehrri është liruar në procedurë të rregullt.

Pejë – Një tjetër grua ka denoncuar bashkëshortin, duke pretenduar se ai e kishte kërcënuar me vrasje, duke iu referuar rastit të Arlinda Zekajt. I dyshuari është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Kanosja”.

Kamenicë – Një përleshje në lokalin “MOEE Lounge Bar” ka përfunduar me trajtim mjekësor për dy persona dhe arrestimin e një 43-vjeçari. Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa motivi i konfliktit ende nuk është bërë i ditur.

Ferizaj – Një mjek i QKMF-së dyshohet se është goditur me grusht në fytyrë nga djali i një pacienti, i cili kishte shkuar në Emergjencë për shkak të gjendjes së dehur. I dyshuari 26-vjeçar është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për sulm ndaj personit zyrtar.

Prishtinë – Një grua ka denoncuar ish-bashkëshortin për mospërmbushjen e detyrimit për alimentacion prej 1 mijë eurosh në muaj për katër fëmijët e tyre. Edhe pse ai ka raportuar një transfer bankar prej 900 eurosh, ndaj tij është iniciuar procedurë penale për “Mospërfillja e Gjykatës”.

Prizren – Një 67-vjeçar është gjetur pa shenja jete në tualetin e bujtinës “NORA”, në fshatin Zym. Trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Podujevë – Një 33-vjeçar, shtetas i Shqipërisë, është ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet se ka goditur me grusht në këmbë kunatën e tij shtatëvjeçare. Ai i ka mohuar pretendimet, ndërsa në trajtimin e rastit është përfshirë edhe Qendra për Punë Sociale.

Zubin Potok – Në një hambar në fshatin Kleçkë janë zbuluar pesë armë zjarri, mes tyre një armë automatike me numër serik të dëmtuar, municion dhe pajisje të tjera. Personi që dyshohet se lidhet me armët nuk është gjetur gjatë kontrollit policor.

Suharekë – Persona të panjohur dyshohet se kanë depërtuar në pesë shtëpitë e familjes Kololli në fshatin Budakovë, prej nga kanë marrë stoli ari, dy motosharra dhe një pistoletë të lënë për ruajtje nga një mik i familjes. Rasti po hetohet si “Vjedhje e rëndë”.

Prizren – Një 33-vjeçar nga Rahoveci është ndaluar në fshatin Piran, pasi Policia e ka hasur duke konsumuar substancë të dyshuar narkotike. Atij i janë sekuestruar 3.2 gramë marihuanë dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

SINJALI 24 – Kur ti flije, ne e përcollëm Kosovën.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Si rënia e Vuçiqit në Serbi pasqyroi atë të Orbanit në Hungari

Si rënia e Vuçiqit në Serbi pasqyroi atë të Orbanit në Hungari

E rëndë: Ky është kosovari që humbi jetën në aksidentin me mjet sportiv në Has të Shqipërisë

E rëndë: Ky është kosovari që humbi jetën në aksidentin me mjet sportiv në Has të Shqipërisë

“Heroi ynë, të kujtojmë me mall”, Haradinaj bën homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit

“Heroi ynë, të kujtojmë me mall”, Haradinaj bën homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit