Si në filma! Gruaja e josh me Land Rover, kinse prishet vetura dhe thërret “mjeshtrin” – ai nxjerr thikën dhe e grabit pranë malit në Lipjan

Një grua që e njihte prej kohësh, një Land Rover, një defekt i dyshimtë dhe një “mjeshtër” që në vend të veglave të punës dyshohet se nxori thikën. Këta janë përbërësit e një historie që ngjan me skenar filmash, por që është denoncuar në Policinë e Kosovës si rast grabitjeje. Një 43-vjeçar nga ky takim përfundoi pranë një mali në Lipjan, ku, sipas deklarimit të tij, u kërcënua me thikë dhe u detyrua t’i zbrazte xhepat.

Sponsor 3M Express

Gazeta Sinjali ka siguruar ekskluzivisht identitetin e personave të përfshirë në këtë rast. Viktima është F.S, 43 vjeçar, ndërsa për grabitjen dyshohen Arta Aliu dhe Betim Bedrolli, të cilët janë në kërkim nga Policia.

Gjithçka nisi të shtunën, më 24 tetor, rreth orës 10:15, në rrugën “Avdi Kelmendi”, afër pompës IP Petrol, ku Skeraj kishte pranuar të udhëtonte me Arta Aliun, një grua që e njihte prej më herët.

Mjeti i tyre i udhëtimit ishte një Land Rover.

Sipas rrëfimit që viktima ka dhënë në Polici, në një moment gruaja i kishte thënë se vetura ishte prishur dhe se duhej të thërriste një mjeshtër.

Deri këtu, gjithçka dukej si një problem i zakonshëm me veturën. Por “mjeshtri” që erdhi dyshohet se kishte një tjetër rol në këtë histori.

Në vendngjarje u paraqit Betim Bedrolli, i cili hipi në timonin e Land Roverit dhe nisi ta drejtonte veturën, ku ndodheshin edhe gruaja me 43-vjeçarin.

Destinacioni nuk iu bë i ditur Skerajt.

Udhëtimi përfundoi në fshatin Akllap të Lipjanit, pranë një mali, ku situata dyshohet se mori një kthesë krejt tjetër.

Sipas denoncimit, dy të dyshuarit e detyruan viktimën të zbriste nga automjeti, ndërsa Bedrolli nxori një thikë.

Në vend që ta rregullonte veturën, “mjeshtri” dyshohet se i kërkoi 43-vjeçarit t’i zbrazte xhepat dhe t’ia dorëzonte gjithçka kishte me vete.

I kërcënuar me thikë, Skeraj ka deklaruar se iu bind kërkesës dhe dorëzoi sendet personale.

Pas kësaj, sipas tij, Arta Aliu dhe Betim Bedrolli u larguan nga vendi i ngjarjes, duke e lënë atë bashkë me Land Roverin pranë malit.

Rreth orës 15:20, viktima u paraqit në Stacionin Policor në Lipjan dhe denoncoi të gjithë ngjarjen.

Pas marrjes së deklaratës, Policia nisi hetimet, ndërsa me udhëzim të Prokurorisë rasti u iniciua si “Grabitje”.

Dy personat e dyshuar janë në kërkim, ndërsa hetuesit po punojnë për lokalizimin e tyre dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ende nuk dihet vlera e sendeve që dyshohet se iu morën viktimës.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Sonte sytë nga El Clasico – Barcelona dhe Real Madridi përballen në “Camp Nou”

Sonte sytë nga El Clasico – Barcelona dhe Real Madridi përballen në “Camp Nou”

Kaos në shkollat e Prishtinës: Grevë, mbeturina dhe paga të vonuara – kush mban përgjegjësi?

Kaos në shkollat e Prishtinës: Grevë, mbeturina dhe paga të vonuara – kush mban përgjegjësi?

Fantastike: Enis Zeqiri merr ftesën e parë te Sonderjyske, mund të debutojë në Superligën e Danimarkës

Fantastike: Enis Zeqiri merr ftesën e parë te Sonderjyske, mund të debutojë në Superligën e Danimarkës