Si duket viti 2027 për Kosovën?

Si duket viti 2027 për Kosovën?

Si duket viti 2027 për Kosovën?

Pas përfundimit të edicionit të Ligës së Kombeve, Përfaqësuesja e Kosovës tashmë e ka të qartë se në cilin nivel do të jetë në shortin e kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2028.

Sponsor 3M Express

Dardanët do të jenë në vazon e tretë, së bashku me Shqipërinë, çka do të thotë se nuk mund të përballen me kuqezinjtë në fazën e grupeve.

Viti 2027 do të jetë i rëndësishëm për Kosovën, pasi gjatë tij zhvillohet e gjithë faza e grupeve të kualifikimeve për Euro 2028. Ekipi ynë do t’i mësojë kundërshtarët më 6 dhjetor 2026, kur në Belfast të Irlandës së Veriut do të mbahet shorti për këtë garë.

Vazoja e tretë dhe kundërshtarët e mundshëm

Kosova është vendosur në vazon e tretë, bazuar në renditjen përfundimtare të Ligës së Kombeve 2026/27. Në të njëjtën vazo janë edhe Shqipëria, Skocia, Ukraina, Polonia, Izraeli, Rumania, Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Islanda dhe Sllovakia.

Kjo do të thotë se Dardanët do të përballen me një përfaqësuese nga vazoja e parë dhe një tjetër nga vzoja e dytë, si dhe me kundërshtarë nga vazot e katërt dhe, nëse shortohen në grup me pesë skuadra, edhe nga vazoja e pestë.

Në vazon e parë gjenden emra si Franca, Gjermania, Spanja, Portugalia, Holanda, Belgjika, Italia, Anglia, Norvegjia, Greqia, Danimarka dhe Kroacia.

Ndërsa në vazon e dytë janë Austria, Serbia, Zvicra, Suedia, Turqia, Çekia, Bosnjë-Hercegovina, Hungaria, Irlanda, Uellsi, Sllovenia dhe Irlanda e Veriut.

Megjithatë, për shkak të kufizimeve të UEFA-s, Kosova nuk mund të jetë në të njëjtin grup me Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Si zhvillohen kualifikimet?

Gjithsej 54 përfaqësuese do të ndahen në 12 grupe, gjashtë prej të cilave do të kenë nga katër skuadra, ndërsa gjashtë të tjera nga pesë. Ndeshjet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, në periudhën mars–nëntor 2027.

Fituesit e 12 grupeve do të sigurojnë kualifikimin direkt në Euro 2028. Atyre do t’u bashkohen edhe tetë përfaqësueset e renditura më mirë në mesin e skuadrave që përfundojnë në vendin e dytë.

Vendet e tjera në Kampionatin Evropian do të përcaktohen përmes play-offit, i cili do të zhvillohet në mars të vitit 2028. Në këtë fazë do të përfshihen skuadra të renditura në vendet e dyta në kualifikime dhe përfaqësuese që përfitojnë nga rezultatet në Ligën e Kombeve, sipas rregullave të UEFA-s.

telegrafi.com

Kur i luan Kosova ndeshjet?

Kalendari i kualifikimeve varet nga shorti dhe nga fakti nëse Kosova do të jetë në një grup me katër apo pesë skuadra.

Nëse shortohet në një grup me pesë përfaqësuese, ndeshjet e para do t’i zhvillojë në mars 2027, ndërsa do të ketë edhe dy ndeshje në qershor. Në këtë rast, Kosova do të luajë gjithsej tetë ndeshje në grup.

Nëse përfundon në një grup me katër skuadra, fushata kualifikuese do të nisë në shtator dhe do të përfundojë në nëntor 2027. Në këtë format, secila përfaqësuese do t’i zhvillojë gjashtë ndeshje.

Për Kosovën, objektivi është i qartë: të luftojë për njërin nga dy vendet e para dhe të synojë kualifikimin historik në Kampionatin Evropian 2028. /Telegrafi/

Lexo edhe

“A e njeh Ukin ti?”: Pyetja që “theu” internetin

“A e njeh Ukin ti?”: Pyetja që “theu” internetin

Pretendimet për kërcënim nga rektori i UP-së, studentët thërrasin protestë

Pretendimet për kërcënim nga rektori i UP-së, studentët thërrasin protestë

Rezultatet e referendumit publikohen të hënën, studentët nuk heqin dorë nga kërkesa për rritje të shujtës

Rezultatet e referendumit publikohen të hënën, studentët nuk heqin dorë nga kërkesa për rritje të shujtës