Shtyhet gjykimi ndaj Jasharit, mbrojtja kërkon dosjen e rastit

Shtyhet gjykimi ndaj Jasharit, mbrojtja kërkon dosjen e rastit

Shtyhet gjykimi ndaj Jasharit, mbrojtja kërkon dosjen e rastit

Seanca gjyqësore ndaj Adnan Jasharit, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastratit, është shtyrë për 23 dhjetor, pasi mbrojtja ka kërkuar kohë shtesë për t’u njohur me shkresat e lëndës.

Avokati Haxhi Millaku, i cili përfaqëson Jasharin, ka deklaruar në seancë se autorizimin për mbrojtjen e të akuzuarit e kishte dorëzuar që në vitin 2011, por asnjëherë nuk kishte pasur qasje në dokumentacionin e rastit.

Sponsor 3M Express

Ai ka kërkuar që procesi të ndërpritej deri në momentin kur do t’i sigurohej dosja e plotë.

“Me marrë unë vesh prej mediave kur ka gjykim, gjithçka mund të quhet, por jo drejtësi”, ka deklaruar Millaku, duke kundërshtuar mënyrën se si ishte trajtuar kërkesa e tij për qasje në dokumente.

Në anën tjetër, prokurorja Fatmire Cacaj ka bërë të ditur se shkresat e lëndës ishin dorëzuar më herët te avokatja Ardita Berisha, e cila ishte caktuar për mbrojtjen e të akuzuarit.

“Sa i përket shkresave të lëndës, të njëjtat janë dorëzuar që nga muaji prill i këtij viti avokates Ardita Berisha që është caktuar, nga ajo kohë deri tani avokati ka pasur mundësi që të interesohet sa i përket shkresave të lëndës”, ka thënë Cacaj.

Pas dëgjimit të palëve, gjyqtarja Sulltane Hoti e ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes, duke caktuar seancën e radhës më 23 dhjetor, në orën 09:00. Po ashtu, prokuroria është obliguar që t’ia dorëzojë mbrojtjes shkresat e lëndës.

“Aprovohet propozimi i avokatit, seanca e radhës caktohet me datën 23 dhjetor në ora 09:00. Po ashtu obligohet prokurori të japë shkresat e lëndës”, ka urdhëruar gjyqtarja.

Ndaj Jasharit, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë më 22 tetor 2026 për veprën penale të vrasjes së rëndë. Procesi po zhvillohet në mungesë.

Diana Kastrati u vra më 18 maj 2011 në Prishtinë, në moshën 27-vjeçare, derisa po shkonte në fakultet, kur u qëllua me armë zjarri.

Vrasja e saj kishte nxitur reagime të shumta publike, pasi paraprakisht ajo kishte kërkuar nga institucionet urdhër mbrojtës emergjent, por mbrojtja nuk i ishte ofruar me kohë.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

“Nuk jam gati”, futbollisti i Barcelonës e lë Kombëtaren me lot në sy

“Nuk jam gati”, futbollisti i Barcelonës e lë Kombëtaren me lot në sy

Dellova largohet nga grumbullimi i Kosovës, kjo është arsyeja

Dellova largohet nga grumbullimi i Kosovës, kjo është arsyeja

Haxhiu takon drejtorin e lartë të IRI-së, temë edhe bashkëpunimi parlamentar

Haxhiu takon drejtorin e lartë të IRI-së, temë edhe bashkëpunimi parlamentar