Shtiu me armë në bjeshkën e Bukoshit, arrestohet 61-vjeçari në Suharekë

Shtiu me armë në bjeshkën e Bukoshit, arrestohet 61-vjeçari në Suharekë

Shtiu me armë në bjeshkën e Bukoshit, arrestohet 61-vjeçari në Suharekë

Një 61-vjeçar është ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në bjeshkën e Bukoshit të Suharekës, ku një predhë kishte goditur një automjet.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 29 tetor, rreth orës 14:30, në Nënstacionin Policor në Mushtisht.

Dy vëllezër kanë deklaruar se, derisa po prisnin dru në bjeshkën e Bukoshit me leje të vlefshme nga Drejtoria e Pylltarisë, kishin dëgjuar një të shtënë me armë. Një predhë më pas kishte goditur automjetin e tyre të tipit “pick-up”.

Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur një predhë të kalibrit të panjohur brenda automjetit.

Pas veprimeve hetimore, Policia ka identifikuar të dyshuarin, me inicialet S.K., i cili është paraqitur në stacionin policor pas ftesës së zyrtarëve.

Me urdhër të prokurorit është kryer bastisje në shtëpinë e tij në fshatin Bukosh, ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e tipit “Zastava 99”, si dhe 59 fishekë të kalibrit të panjohur.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, gjatë intervistimit në prani të avokatit, ka pranuar se kishte shtënë në ajër, por ka thënë se nuk kishte pasur për qëllim të lëndonte dikë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, 61-vjeçari është ndaluar për 48 orë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Hapet konkursi për specializime, në dispozicion 313 vende për mjekët

Hapet konkursi për specializime, në dispozicion 313 vende për mjekët

Vendos Supremja: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentë-shoferin më shumë se 8 ditë

Vendos Supremja: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentë-shoferin më shumë se 8 ditë

Prizreni pret edicionin e 15-të të garës “Balkan Green Ideas”, do ndahen 20 mijë dollarë për bizneset e gjelbra

Prizreni pret edicionin e 15-të të garës “Balkan Green Ideas”, do ndahen 20 mijë dollarë për bizneset e gjelbra

Shtiu me armë në bjeshkën e Bukoshit, arrestohet 61-vjeçari në Suharekë | Momenti