Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin për mashtrim, pasi që nga viti 2025 dyshohet se është prezantuar rrejshëm si zyrtar i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari, shtetas kosovar dyshohet se në vazhdimësi i ka kërkuar para një personi tjetër, duke i premtuar se do ta punësonte në AKI.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Mashtrim”. /Telegrafi/




