Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë, gjashtë gra viktima

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë, gjashtë gra viktima

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë, gjashtë gra viktima

Dy nga rastet janë raportuar në Prishtinë. Në njërin prej tyre, një grua dyshohet se është kanosur verbalisht nga një burrë, i cili ende nuk është arrestuar dhe ndodhet në kërkim policor.

Në rastin tjetër të raportuar në kryeqytet, i dyshuari është intervistuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Sponsor 3M Express

Një rast i ngjashëm është regjistruar edhe në Lipjan, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshjeje me të dyshuarin. Ky i fundit është dërguar për trajtim mjekësor dhe më pas është liruar me vendim të prokurorit.

Ndërkaq, në Viti është raportuar për ushtrim të dhunës psikike ndaj një gruaje dhe një burri. I dyshuari është arrestuar, ndërsa pas intervistimit, me rekomandim të specialistit dhe vendim të prokurorit, është dërguar për trajtim mjekësor nën mbikëqyrjen e policisë.

Dy raste të tjera janë regjistruar në Klinë. Në njërin prej tyre, një grua ka pësuar lëndime të lehta trupore pas një sulmi fizik dhe ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Në rastin tjetër në Klinë, përveç dhunës në familje është raportuar edhe për kanosje. Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Edhe në Pejë është raportuar një rast i dhunës në familje, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht dhe ka pësuar lëndime të lehta trupore. Pas marrjes së trajtimit mjekësor, ajo është intervistuar nga organet përkatëse, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Të gjitha rastet janë iniciuar dhe po trajtohen nga organet kompetente, në përputhje me procedurat ligjore.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Më shumë dritë gjatë ditës, rrezik më i ulët për demencë, sugjeron një studim

Më shumë dritë gjatë ditës, rrezik më i ulët për demencë, sugjeron një studim

“Gjaku” – kryevepra e letërsisë greke e shekullit XXI!

“Gjaku” – kryevepra e letërsisë greke e shekullit XXI!

Gjiganti arab “çmendet” pas Bruno Fernandesit, gati oferta prej 55 milionë eurove

Gjiganti arab “çmendet” pas Bruno Fernandesit, gati oferta prej 55 milionë eurove