SHSKUK suspendon drejtorin e Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha u ndalua nën dyshimet për dhunë në familje dhe kanosje

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se do të procedojë me suspendimin nga detyra të drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Dr. Gëzim Berisha, pas ndalimit të tij nga organet e rendit.

Sponsor 3M Express

Përmes një njoftimi, SHSKUK ka bërë të ditur se masa e suspendimit do të ndërmerret pas konfirmimit zyrtar nga organet e rendit dhe drejtësisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Institucioni i ka cilësuar jashtëzakonisht të rënda pretendimet për dhunë në familje dhe kanosje, duke ritheksuar qëndrimin për zero tolerancë ndaj çdo forme të dhunës.

SHSKUK ka theksuar se askush nuk është mbi ligjin dhe se rastet e tilla duhet të trajtohen në përputhje me procedurat ligjore.

Ndërkohë, është bërë e ditur se do të sigurohet vazhdimësia e udhëheqjes dhe funksionimi normal i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, në mënyrë që të mos ketë ndërprerje apo pengesa në ofrimin e shërbimeve për pacientët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Haradinaj: Qeveria ta bëjë planin, sektori privat e bën zhvillimin ekonomik

Haradinaj: Qeveria ta bëjë planin, sektori privat e bën zhvillimin ekonomik

Policia kontrollon dy prona në Ferizaj, sekuestron pistoletën dhe nëntë fishekë

Policia kontrollon dy prona në Ferizaj, sekuestron pistoletën dhe nëntë fishekë

Protestuesit ribashkohen dhe marshojnë sërish drejt Kryeministrisë, kordoni i policisë nuk i lejon të afrohen te godina

Protestuesit ribashkohen dhe marshojnë sërish drejt Kryeministrisë, kordoni i policisë nuk i lejon të afrohen te godina

SHSKUK suspendon drejtorin e Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha u ndalua nën dyshimet për dhunë në familje dhe kanosje | Momenti