Shqiptari në mesin e tre të arrestuarve në Greqi për shpërthimin në Athinë ku humbën jetën gjashtë persona

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Greqi, së bashku me dy shtetas grekë, nën dyshimin për vjedhjen e tubave të gazit prej bakri nga një ndërtesë në qendër të Athinës, veprim që dyshohet se shkaktoi rrjedhje gazi dhe shpërthimin tragjik ku humbën jetën gjashtë persona.

Sponsor 3M Express

Shpërthimi ndodhi më 25 shtator, në lagjen turistike të Plakës në Athinë. Në mesin e gjashtë viktimave ishin edhe katër shtetas amerikanë, raporton Reuters.

Sipas autoriteteve greke, hetimet e zhvilluara nga ekspertët e njësisë së hetimit të krimit të Brigadës së Zjarrfikësve kanë zbuluar se të dyshuarit, disa orë para shpërthimit, kishin dëmtuar infrastrukturën kryesore të furnizimit me gaz natyror të ndërtesës dykatëshe, teksa po hiqnin pjesë të tubave prej bakri, transmeton Telegrafi.

Shpërthimi ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur njëri prej banorëve ndezi dritën, duke shkaktuar shpërthimin pas rrjedhjes së gazit.

Lajmi për arrestimin e tre personave u bë i ditur të enjten në mbrëmje nga zyrtarët e Brigadës së Zjarrfikësve.

I arrestuari shqiptar dhe dy shtetasit grekë pritet të paraqiten para prokurorit të premten./Telegrafi/

Lexo edhe

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të Aflatoksinës B1

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të Aflatoksinës B1

Si i kushtuan Mbappes 28 pikë për Topin e Artë: Tri vende që nuk i dhanë asnjë pikë francezit

Si i kushtuan Mbappes 28 pikë për Topin e Artë: Tri vende që nuk i dhanë asnjë pikë francezit

Dodik nuk llogaritë më në Vuçiqin: Duhet të jemi pranë njerëzve të zgjedhur në Serbi

Dodik nuk llogaritë më në Vuçiqin: Duhet të jemi pranë njerëzve të zgjedhur në Serbi

Shqiptari në mesin e tre të arrestuarve në Greqi për shpërthimin në Athinë ku humbën jetën gjashtë persona | Momenti