Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, mori pjesë në takimin mes Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave të Shqipërisë, Auron Rrokaj, dhe kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, me fokus forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional mes Tiranës dhe Prishtinës.

Përmes një njoftimi në Facebook, Ambasada e Shqipërisë në Kosovë thekson rëndësinë e arkivave në ruajtjen e kujtesës kombëtare, dokumentimin e historisë dhe përcjelljen e trashëgimisë së përbashkët ndër breza.
“Arkivat janë shumë më tepër se ruajtës të dokumenteve historike; ato përfaqësojnë kujtesën kombëtare, dëshmojnë rrugëtimin tonë historik dhe lidhin brezat me identitetin dhe trashëgiminë tonë të përbashkët. Shkëmbimi i përvojave, digjitalizimi, restaurimi dhe organizimi i aktiviteteve të përbashkëta kulturore krijojnë mundësi të reja për ruajtjen dhe promovimin e kësaj pasurie të çmuar”.
“Afrimi i institucioneve shqiptare është një tjetër hap drejt forcimit të lidhjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës, në shërbim të kujtesës historike, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar.Më shumë bashkëpunim, më shumë kujtesë të përbashkët, më shumë ura mes Tiranës dhe Prishtinës!”, thuhet në njoftim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




