Shqipëria bashkëpunon me Italinë për modernizimin e QSUT-së

Shqipëria bashkëpunon me Italinë për modernizimin e QSUT-së

Shqipëria bashkëpunon me Italinë për modernizimin e QSUT-së

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Shqipërisë, Klodiana Spahiu, nënshkroi në Milano një Memorandum Bashkëpunimi me Policlinico di Milano, për modernizimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Shqipëri.

Sponsor 3M Express

Marrëveshja parashikon transferimin e ekspertizës italiane, trajnimin e personelit mjekësor, zhvillimin e teknologjisë dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve spitalore. Në fazën e parë do të zbatohet një program pilot 12-mujor, me fokus Mjekësinë Nukleare dhe Radiologjinë, përfshirë PET/CT dhe radiologjinë intervenuese.

“Investim te profesionistët tanë, transferimi i ekspertizës, zhvillimi i kapaciteteve teknologjike, kërkim shkencor dhe adoptimi i standardeve bashkëkohore janë pjesë e një vizioni që synon të transformojë Qendrën Spitalore Universitare në një qendër universitare moderne, me kapacitet më të avancuar dhe shërbime më cilësore për pacientët”, u shpreh ministrja Spahiu, raporton A2, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë vizitës në Milano, Spahiu dakordësoi gjithashtu me drejtuesit e Institutit Kombëtar të Tumoreve planin për funksionimin e Institutit Kombëtar të Onkologjisë në Shqipëri, nga janari 2027.

“Ne synojmë një sistem ku pacienti të mos përballet me shërbimet e fragmentuara, por të ketë një rrugëtim të koordinuar me cilësi, siguri dhe standarde bashkëkohore. Sepse çdo bashkëpunim ndërkombëtar, çdo investim dhe çdo reformë në shëndetësi duhet të përkthehet në një rezultat konkret: shërbime më të mira dhe më shumë kujdes për qytetarët”, theksoi ministrja Spahiu.

Instituti i ri synon të integrojë diagnostikimin, trajtimin, kërkimin shkencor dhe koordinimin e kujdesit për pacientët me sëmundje tumorale në nivel kombëtar. Qëllimi është ofrimi i një shërbimi më të koordinuar, me diagnostikim të avancuar dhe standarde bashkëkohore trajtimi.

Lexo edhe

EULEX-i, KFOR-i dhe Policia testojnë reagimin ndaj trazirave në ushtrimin “Golden Sabre”

EULEX-i, KFOR-i dhe Policia testojnë reagimin ndaj trazirave në ushtrimin “Golden Sabre”

ATK evidenton 51 raste me parregullsi në shitjet online, shqipton 24 gjoba pas rreth 60 inspektimeve

ATK evidenton 51 raste me parregullsi në shitjet online, shqipton 24 gjoba pas rreth 60 inspektimeve

Goditet sërish kulla më e lartë në Riad

Goditet sërish kulla më e lartë në Riad