Shpëtohet alpinisti i plagosur rëndë në terrenin e pakalueshëm të Demir Kapisë

Shpëtohet alpinisti i plagosur rëndë në terrenin e pakalueshëm të Demir Kapisë

Shpëtohet alpinisti i plagosur rëndë në terrenin e pakalueshëm të Demir Kapisë

Pjesëtarët e Batalionit të Forcave Speciale të Armatës kanë realizuar me sukses një aksion shpëtimi për nxjerrjen e një alpinisti të plagosur rëndë nga një terren i thepisur dhe i paarritshëm në rajonin e Demir Kapisë.

Sponsor 3M Express

Aksidenti ka ndodhur gjatë ngjitjes në shkëmbinj, kur alpinisti ka rënë në një terren jashtëzakonisht të pjerrët dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, njoftojnë nga Shtabi i Përgjithshëm i Armatës.

Në atë moment, pjesëtarët e forcave speciale po zhvillonin një trajnim të rregullt të avancuar për operacione malore, kur janë alarmuar për aksidentin që kishte ndodhur në afërsi të tyre.

“Menjëherë pas marrjes së informacionit, pjesëtarët e forcave speciale filluan organizimin dhe realizimin e aksionit të shpëtimit. Personit të lënduar iu dha ndihma e parë mjekësore në vendin e aksidentit, pas së cilës, me përdorimin e pajisjeve të specializuara alpinistike dhe të shpëtimit, u realizua nxjerrja e sigurt nga terreni i paarritshëm dhe transportimi përmes lumit”, njoftojnë nga Shtabi i Përgjithshëm.

Pas nxjerrjes në një pikë të qasshme, alpinisti i lënduar iu dorëzua ekipeve të Ndihmës së Shpejtë për trajtim dhe kujdes të mëtejshëm mjekësor.

Nga Shtabi i Përgjithshëm vlerësojnë se ky intervenim dëshmon nivelin e lartë të trajnimit, profesionalizmin dhe gatishmërinë e pjesëtarëve të Batalionit të Forcave Speciale për të vepruar në kushte komplekse dhe me rrezik të lartë, si dhe gatishmërinë e tyre për t’u angazhuar në situata ku rrezikohet jeta e njerëzve.

Lexo edhe

Gjykata Speciale konfirmon kthimin e Jakup Krasniqit në Hagë

Gjykata Speciale konfirmon kthimin e Jakup Krasniqit në Hagë

Aria Tamniku, 9-vjeçarja nga Kosova që shkëlqeu në Mozarthaus Vienna

Aria Tamniku, 9-vjeçarja nga Kosova që shkëlqeu në Mozarthaus Vienna

Mjekët bëjnë thirrje për vaksinim kundër HPV-së, në Maqedoni një 18-vjeçare është diagnostikuar me kancer të qafës së mitrës

Mjekët bëjnë thirrje për vaksinim kundër HPV-së, në Maqedoni një 18-vjeçare është diagnostikuar me kancer të qafës së mitrës