Një shpërthim i fuqishëm ka goditur një ndërtesë banimi në Regensburg të Gjermanisë, të mërkurën rreth orës 04:00, duke shkaktuar zjarr dhe dëme të mëdha materiale.

Së paku katër persona janë lënduar, ndërsa tre të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Autoritetet po vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit, ndërsa ende nuk dihet nëse ata ndodheshin brenda ndërtesës në momentin e shpërthimit, shkruan Bild, transmeton Telegrafi.
Nga incidenti janë dëmtuar edhe ndërtesat fqinje, ndërsa rreth 27 banorë janë evakuuar.
Shkaku i shpërthimit nuk është përcaktuar ende, por dyshohet edhe për mundësinë e një rrjedhjeje gazi.




