Shpërndahen 92 pajisje bujqësore për fermerët në Drenas

Shpërndahen 92 pajisje bujqësore për fermerët në Drenas

Shpërndahen 92 pajisje bujqësore për fermerët në Drenas

Komuna e Drenasit ka njoftuar se sot janë shpërndarë 92 pajisje bujqësore për fermerët lokalë, në kuadër të bashkëpunimit me organizatën Islamic Relief.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të komunës, pajisjet e shpërndara përfshijnë 34 makina për mbjelljen e grurit, 16 makina për mbjelljen e misrit dhe 42 freza, të cilat synojnë të lehtësojnë punën e fermerëve dhe të rrisin kapacitetet e prodhimit bujqësor.

Në ceremoninë e shpërndarjes mori pjesë edhe drejtoresha e Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Donika Prenku, e cila uroi fermerët përfitues dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes konkrete për zhvillimin e bujqësisë në nivel lokal.

Vlera e përgjithshme e projektit është 110 mijë e 873.40 euro. Nga kjo shumë, 61 mijë e 350 euro, apo 55 për qind e investimit, financohen nga Islamic Relief, ndërsa 49 mijë e 523.40 euro, apo 45 për qind, mbulohen nga Komuna e Drenasit.

Ndërkaq, fermerët përfitues kontribuojnë me 30 për qind të vlerës së komponentës nga e cila përfitojnë, sipas kushteve të përcaktuara në kuadër të projektit.

Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se përmes këtij investimi synohet përmirësimi i kushteve të punës për fermerët, rritja e kapaciteteve prodhuese dhe krijimi i mundësive më të mira për zhvillimin e bujqësisë lokale.

Në fund, komuna ka shprehur mirënjohje për organizatën Islamic Relief për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë në fuqizimin e fermerëve dhe zhvillimin e sektorit të bujqësisë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Dosja për kanosjen ndaj Arlinda Zekajt: “Kam me të mbyt, kam me të ngre zhag”

Dosja për kanosjen ndaj Arlinda Zekajt: “Kam me të mbyt, kam me të ngre zhag”

“Asgjë nuk do të jetë më si më parë”: Çfarë e pret Listën Serbe pas humbjes së Vuçiqit?

“Asgjë nuk do të jetë më si më parë”: Çfarë e pret Listën Serbe pas humbjes së Vuçiqit?

Crans-Montana planifikon dy memoriale për 41 viktimat e zjarrit tragjik në Zvicër

Crans-Montana planifikon dy memoriale për 41 viktimat e zjarrit tragjik në Zvicër