Shkon në tetë numri i viktimave nga përmbytjet në Turqi

Shkon në tetë numri i viktimave nga përmbytjet në Turqi

Shkon në tetë numri i viktimave nga përmbytjet në Turqi

Ka shkuar në tetë numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në Stamboll dhe zonat përreth në Turqi.

Sponsor 3M Express

Sipas autoriteteve, gjashtë persona humbën jetën në Stamboll, ndërsa dy të tjerë në provincën fqinje të Kocaelit. Trupat e dy viktimave të fundit u gjetën në zonën e Pendikut, në periferi të Stambollit.

Reshjet e së mërkurës u cilësuan si më të dendurat në Stamboll që nga fillimi i regjistrimeve meteorologjike, në vitin 1942.

Në mesin e viktimave ishte edhe një 14-vjeçar, i cili vdiq nga goditja elektrike pasi shkeli në një pellg me ujë.

Ndërkohë, autoritetet kanë bërë të ditur se kërkimet po vazhdojnë për gjetjen e një personi që ende rezulton i zhdukur.

Përveç humbjeve në njerëz, përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Sipas guvernatorit të Stambollit, deri më tani janë pranuar afro 20 mijë raportime për dëme në prona, ndërsa ekipet emergjente po vazhdojnë punën në zonat e prekura.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shkon në tetë numri i viktimave nga përmbytjet në Turqi appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

Shkon në tetë numri i viktimave nga përmbytjet në Turqi | Momenti