Shkon në Polici ta raportojë zhdukjen e gruas, përfundon vetë në pranga – bashkëshortja e denoncon nga Prizreni për dhunë të vazhdueshme

Një burrë nga Fushë Kosova është paraqitur në Polici për të raportuar se bashkëshortja e tij ishte larguar nga banesa dhe nuk dinte ku ndodhej, por rasti ka marrë një kthesë të papritur. Pasi hetuesit kanë kontaktuar gruan në Prizren, ajo ka deklaruar se ishte larguar për shkak të kërcënimeve dhe dhunës së vazhdueshme fizike e psikologjike nga bashkëshorti, i cili më pas ka përfunduar në pranga, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Ngjarja është raportuar të enjten, më 12 nëntor, rreth orës 19:00, në Stacionin Policor të Fushë Kosovës.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, i dyshuari B.K. 34 vjeçar është paraqitur fillimisht në Polici, duke deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje verbale, bashkëshortja e tij, A.K. 35 vjeçare, ishte larguar nga banesa dhe ai nuk e dinte vendndodhjen e saj.

Pas raportimit, hetuesit e dhunës në familje kanë arritur të kontaktojnë gruan, e cila ndodhej në Prizren.

Gjatë intervistimit në Stacionin Policor në Prizren, ajo ka deklaruar se bashkëshorti e kishte kanosur dhe se prej kohësh ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Gruaja ka refuzuar vendosjen në strehimore, duke njoftuar se do të qëndrojë për disa ditë te një shoqe në Prizren, derisa të pajiset me urdhër mbrojtës.

Pas marrjes së deklaratës së saj, Policia ka njoftuar Prokurorinë kompetente për dhunën në familje.

Me vendim të Prokurorisë, ndaj 34-vjeçarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “Dhuna në familje”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Rrokulliset rimorkioja e kamionit në rrugën Komoran-Carralevë, bllokohet qarkullimi

Rrokulliset rimorkioja e kamionit në rrugën Komoran-Carralevë, bllokohet qarkullimi

KPK-ja cakton tre udhëheqës në PSRK, Krasniqi kundërshton emërimin e Memës

KPK-ja cakton tre udhëheqës në PSRK, Krasniqi kundërshton emërimin e Memës

“Më shpejt se kaq vetëm kur e zgjodhëm presidenten”, Haxhiu i përgjigjet me humor kërkesës së Tahirit

“Më shpejt se kaq vetëm kur e zgjodhëm presidenten”, Haxhiu i përgjigjet me humor kërkesës së Tahirit