Shkon në katër numri i të vdekurve nga rrëzimi i helikopterit të EUFOR-it në Bosnje, 11 të lënduar

Shkon në katër numri i të vdekurve nga rrëzimi i helikopterit të EUFOR-it në Bosnje, 11 të lënduar

Shkon në katër numri i të vdekurve nga rrëzimi i helikopterit të EUFOR-it në Bosnje, 11 të lënduar

Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur të enjten në një fshat pranë Bërçkos në Bosnje e Hercegovinë, ku është rrëzuar një helikopter i misionit paqeruajtës të Bashkimit Evropian, EUFOR. Si pasojë, katër persona kanë humbur jetën, ndërsa 11 të tjerë janë lënduar.

Sponsor 3M Express

Lajmi është bërë i ditur nga vetë misioni EUFOR, përmes një komunikate, ku është konfirmuar se të lënduarit janë në gjendje të qëndrueshme dhe po marrin trajtim mjekësor.

Sipas EUFOR-it, nga aksidenti nuk është dëmtuar infrastruktura civile, prona apo automjetet, ndërsa nuk ka pasur asnjë civil të lënduar.

Helikopteri i rrëzuar ishte i tipit CH-47 Chinook dhe i përkiste kontingjentit italian të misionit.

Pas aksidentit ka reaguar edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

“Lajmi për aksidentin tragjik të helikopterit italian të EUFOR-it në Bosnje e Hercegovinë është shkak për pikëllim të thellë. Në mendjen dhe zemrat tona janë viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë ata që, të angazhuar në misionin për paqe dhe stabilitet në rajon, po kalojnë orë ankthi”, ka shkruar Meloni.

Edhe shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur solidaritetin e Evropës me Italinë, duke bërë të ditur se BE-ja është në kontakt të ngushtë me komandantin e EUFOR-it dhe përfaqësuesit e saj në terren.

Ndërkohë, kryetari i Bërçkos, Sinisha Miliq, ka thënë se autoritetet lokale janë duke u kujdesur për të lënduarit dhe janë të gatshme t’i transferojnë ata në qendra më të mëdha klinike, nëse paraqitet nevoja.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e policisë, zjarrfikësit dhe shërbimet emergjente, ndërsa zona është siguruar.

Ministri i Mbrojtjes i Bosnje e Hercegovinës, Zukan Helez, ka bërë të ditur se në aksident nuk janë përfshirë pjesëtarë të Forcave të Armatosura të këtij shteti.

EUFOR ka njoftuar se ka nisur një hetim të plotë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Misioni i Bashkimit Evropian vepron në Bosnje e Hercegovinë që nga viti 2004, në kuadër të operacionit Althea, me qëllim të ruajtjes së një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm në vend.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Miftari kritikon Gërvallën e Sveçlën: Lot krokodili, dorëheqja në këto raste nuk ka alternativë

Miftari kritikon Gërvallën e Sveçlën: Lot krokodili, dorëheqja në këto raste nuk ka alternativë

Një person gjendet pa shenja jete në rrugë në Mitrovicën e Jugut

Një person gjendet pa shenja jete në rrugë në Mitrovicën e Jugut

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Ministria e Drejtësisë i përgjigjet Çuçit dhe Xhafajt: Po verifikohen procedurat

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Ministria e Drejtësisë i përgjigjet Çuçit dhe Xhafajt: Po verifikohen procedurat