Shkëlqeu në Kupën e Botës, tani Barcelona dhe Bayerni e duan yllin e Zvicrës

Shkëlqeu në Kupën e Botës, tani Barcelona dhe Bayerni e duan yllin e Zvicrës

Shkëlqeu në Kupën e Botës, tani Barcelona dhe Bayerni e duan yllin e Zvicrës

Barcelona dhe Bayern Munichu po e përcjellin nga afër zhvillimin e mesfushorit të ri Johan Manzambi, i cili po shkëlqen te Aston Villa, raporton Marca.

Sponsor 3M Express

Paraqitjet e reprezentuesit zviceran kanë impresionuar skautët e disa prej klubeve më të mëdha evropiane, të cilët e shohin atë si një yll të së ardhmes.

“E dimë se skautët e disa prej klubeve më të mëdha evropiane janë impresionuar nga paraqitjet e Manzambit, me disa prej tyre që e konsiderojnë një superyll të së ardhmes. Klubet e interesuara tashmë kanë nisur të vlerësojnë zhvillimin e tij dhe perspektivën afatgjatë”, deklaroi gazetari Graeme Bailey për TEAMtalk.

I lindur në Gjenevë në vitin 2005, Manzambi është reprezentues i Zvicrës dhe shquhet për shkathtësinë e tij, aftësinë për të depërtuar me top, për t’u futur në zonë dhe për të krijuar raste shënimi.

Bayerni kishte nisur ta përcillte atë që gjatë kohës kur luante te Freiburgu, ku regjistroi shtatë gola dhe nëntë asistime në 47 paraqitje.

Pas transferimit te Aston Villa për 60 milionë euro, mesfushori ka kontribuar me gol ose asistim në çdo ndeshje nën drejtimin e Unai Emeryt, sipas raportimit.

Manzambi shkëlqeu edhe në skenën ndërkombëtare gjatë Kupës së Botës, ku realizoi tre gola dhe dhuroi dy asistime në katër ndeshje, përpara se një lëndim ta detyronte të mungonte në fazën e 1/8 së finales dhe në çerekfinale.

Interesimi i Barcelonës dhe Bayernit mund ta shndërrojë 21-vjeçarin në një nga emrat më të përfolur të afatit të ardhshëm kalimtar./Telegrafi/

Lexo edhe

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

Shkëlqeu në Kupën e Botës, tani Barcelona dhe Bayerni e duan yllin e Zvicrës | Momenti