Shkeli urdhrin mbrojtës ndaj ish-gruas, dërgohet në mbajtje burri në Ferizaj

Shkeli urdhrin mbrojtës ndaj ish-gruas, dërgohet në mbajtje burri në Ferizaj

Shkeli urdhrin mbrojtës ndaj ish-gruas, dërgohet në mbajtje burri në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një përson nën dyshimet se ka kryer dy vepra penale që lidhen me ish-bashkëshorten e tij.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit, prangosja e të dyshuarit është bërë sot, pasi që në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një rast i ngacmimit dhe shkeljes së urdhrit mbrojtës ndaj ish-bashkëshortes së tij.

“Viktima ka deklaruar se i dyshuari e kishte shqetësuar vazhdimisht, duke shkelur distancën e përcaktuar me urdhër mbrojtës të Gjykatës Themelore në Ferizaj. Ajo gjithashtu ka raportuar se ishte kanosur me jetë dhe se ndihej e rrezikuar.”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, pas konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar për veprat penale “Ngacmimi” dhe “Mospërfillja e Gjykatës”.

Në njoftim thuhet se i dyshuari i moshës 40 vjeç është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Tifozët e Barcelonës përgatitin një pritje të veçantë për Julian Alvarezin në “Camp Nou”

Tifozët e Barcelonës përgatitin një pritje të veçantë për Julian Alvarezin në “Camp Nou”

Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi shpallen “Nderi i Shoqatës së të Burgosurve Politikë”

Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi shpallen “Nderi i Shoqatës së të Burgosurve Politikë”

Ekskluzive| Ja pse Apeli nuk e ndryshoi vendimin që dënoi Granit Plavën me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt

Ekskluzive| Ja pse Apeli nuk e ndryshoi vendimin që dënoi Granit Plavën me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt