Shkarkimi i Hasan Krasniqit nga pozita e kryeshefit, reagon Bordi i KRU “Gjakova”

Shkarkimi i Hasan Krasniqit nga pozita e kryeshefit, reagon Bordi i KRU “Gjakova”

Shkarkimi i Hasan Krasniqit nga pozita e kryeshefit, reagon Bordi i KRU “Gjakova”

Bordi i Drejtorëve i KRU “Gjakova” Sh.A. ka vendosur ta shkarkojë Hasan Krasniqin nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje publike.

Sponsor 3M Express

Vendimi është marrë në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur më 23 tetor, me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Sipas njoftimit të Bordit, shkarkimi erdhi pas shqyrtimit të përmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive të Krasniqit, si dhe pas dëgjimit të sqarimeve të tij.

Një nga çështjet kryesore që ndikoi në këtë vendim ishte trajtimi nga menaxhmenti i objektit administrativ pranë Digës së Liqenit të Radoniqit dhe zbatimi i detyrimeve që rridhnin nga aktet e organeve kompetente.

Bordi ka vlerësuar se, pas aktvendimit të 9 shtatorit 2026, me të cilin KRU “Gjakova” ishte urdhëruar të ndërmerrte masa për ndërprerjen e aktivitetit të operatorit në këtë objekt, menaxhmenti duhej të vepronte në mënyrë konkrete, të dokumentuar dhe brenda afateve.

Sipas Bordit, nga dokumentacioni i shqyrtuar nuk është identifikuar ndonjë akt i mëvonshëm i organit kompetent që autorizon shprehimisht përdorimin e objektit si restorant dhe hotel, ashtu siç parashihet në kontratën e qirasë të vitit 2018.

Megjithëse janë marrë parasysh edhe shqetësimet e menaxhmentit lidhur me pasojat e mundshme kontraktuale dhe financiare ndaj operatorit ekonomik, Bordi ka vlerësuar se zbatimi i urdhrit administrativ duhej të trajtohej ndaras nga çështja e ndërprerjes përfundimtare të kontratës së qirasë.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe sqarimeve të Krasniqit, Bordi ka konstatuar se masat e ndërmarra prej tij nuk kanë qenë të mjaftueshme për përmbushjen e detyrimeve që rridhnin nga aktet administrative të ekzekutueshme.

Për këtë arsye, Bordi ka vlerësuar se mënyra e trajtimit të kësaj çështjeje përbënte mangësi serioze në përgjegjësitë menaxheriale dhe kishte cenuar besimin e nevojshëm për vazhdimin e tij në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

A mund të mbijetojë Ukraina pa ndihmën amerikane?

A mund të mbijetojë Ukraina pa ndihmën amerikane?

Ministria e Shëndetësisë jep të dhënat paraprake: Tetë të lënduar në protestë, mes tyre një deputet

Ministria e Shëndetësisë jep të dhënat paraprake: Tetë të lënduar në protestë, mes tyre një deputet

Katër shenjat e horoskopit që thonë “po” pa u menduar dy herë: Aventurat e papritura janë dobësia e tyre

Katër shenjat e horoskopit që thonë “po” pa u menduar dy herë: Aventurat e papritura janë dobësia e tyre