Shitësi që u bë viral, i këshillon klientët të mos harxhojnë para

Shitësi që u bë viral, i këshillon klientët të mos harxhojnë para

Shitësi që u bë viral, i këshillon klientët të mos harxhojnë para

Një shitës në Seul të Koresë së Jugut është shndërruar në sensacion në rrjetet sociale, falë një mënyre të pazakontë të komunikimit me klientët.

Sponsor 3M Express

Siç ndodh rëndom, në vend që t’i bindë të blejnë, ai shpesh i këshillon të mos shpenzojnë para.

Shitësi, i njohur në internet si “Scarf Uncle”, punon në tregun tradicional Namdaemun, ku videot e tij duke u thënë klientëve se një shall nuk u përshtatet dhe se nuk duhet ta blejnë, janë bërë virale.

Shprehje të tilla si “Mos i shpenzoni paratë” dhe “Nuk të shkon, mos e bli”, e kanë bërë atë një personazh të dashur për mijëra përdorues të rrjeteve sociale, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv

Popullariteti i tij është rritur aq shumë, sa njerëz nga pjesë të ndryshme të Koresë së Jugut udhëtojnë drejt tregut vetëm për ta takuar dhe për të blerë prej tij.

Por, fluksi i vizitorëve është bërë aq i madh, sa dyqani është detyruar të ndërpresë përkohësisht punën disa herë, ndërsa është dashur edhe ndërhyrja e policisë për menaxhimin e turmave.

Shitësi madje ka angazhuar sigurim privat për të parandaluar incidentet.

Më 12 nëntor, ai hapi edhe një dyqan online, pasi kishte marrë kërkesa të shumta nga njerëzit që dëshironin të blinin përmes internetit.

Rezultati ishte i jashtëzakonshëm, dyqani regjistroi mbi 110 mijë vizitorë brenda një dite, ndërsa produktet u shitën brenda një kohe shumë të shkurtër./Klankosova.tv

Lexo edhe

Arda Guler drejt largimit nga Real Madridi? PSG i ofron pagë prej 22 milionë eurosh

Arda Guler drejt largimit nga Real Madridi? PSG i ofron pagë prej 22 milionë eurosh

Kane ka fituar gjithçka individualisht, tani e kërkon Championsin dhe trofe me Anglinë

Kane ka fituar gjithçka individualisht, tani e kërkon Championsin dhe trofe me Anglinë

Presidentja Shiroka Pula thekson rëndësinë e dokumentimit të krimeve të luftës

Presidentja Shiroka Pula thekson rëndësinë e dokumentimit të krimeve të luftës