Në urimin e saj, ajo ka përgëzuar deputetët Shaip Kamberi dhe Visar Mehmeti, duke theksuar se kjo fitore përfaqëson një arritje për të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Presidentja ka shprehur shpresën që ky rezultat të shënojë fillimin e një përfaqësimi më të fuqishëm politik, mbrojtje më efektive të të drejtave të shqiptarëve, zhvillim ekonomik dhe respektim të plotë të dinjitetit kombëtar.

“Urime të sinqerta deputetëve: Shaip Kamberi dhe Visar Mehmeti. Kjo fitore është e juaja dhe e gjithë shqiptarëve. Qoftë ky rezultat fillimi i një përfaqësimi më të fuqishëm, i mbrojtjes më efektive të të drejtave, i zhvillimit ekonomik dhe i respektimit të plotë të dinjitetit kombëtar. Vazhdoni me të njëjtin unitet edhe në mandatin që keni fituar, sepse forca e vërtetë qëndron te bashkimi”, thuhet në mesazhin e presidentes.
Burimi: RTKLive




