Shiroka Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë nesër

Shiroka Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë nesër

Shiroka Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë nesër

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që jetojnë në Kosovë, të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të parakohshme që do të mbahen të dielën, më 25 tetor.

Përmes një mesazhi, presidentja ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në votim për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve.

Sponsor 3M Express

“Ju ftoj që nesër, më 25 tetor, të merrni pjesë sa më masivisht në zgjedhjet parlamentare të parakohshme. Shfrytëzojeni të drejtën tuaj demokratike të votës për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve”, ka thënë Shiroka Pula.

Ajo ka theksuar se bashkimi është çelësi i përfaqësimit më të fuqishëm politik.

“Bashkimi është çelësi i përfaqësimit më të fuqishëm politik. Prandaj, bashkë në listë dhe bashkë në votim. Për më shumë deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë. Për një zë më të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave, dinjitetit dhe interesave të shqiptarëve”, ka deklaruar presidentja.

Shiroka Pula ka theksuar gjithashtu se çdo votë ka rëndësi për përfaqësimin politik dhe përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

“Çdo votë ka rëndësi. Pjesëmarrja juaj është kontribut i drejtpërdrejtë për përfaqësimin politik dhe për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”, ka thënë ajo. 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Axios alarmon: Irani dyshohet se po planifikon sulme vdekjeprurëse ndaj zyrtarëve amerikanë

Axios alarmon: Irani dyshohet se po planifikon sulme vdekjeprurëse ndaj zyrtarëve amerikanë

Janevska: Kushtet në konviktin “Stiv Naumov” janë të shkëlqyera, disa probleme të vogla po rregullohen nga kompania realizuese

Janevska: Kushtet në konviktin “Stiv Naumov” janë të shkëlqyera, disa probleme të vogla po rregullohen nga kompania realizuese

“Mashtrim” dhe “Mashtrim kompjuterik” me ‘Call Center’, kërkohet paraburgim ndaj nëntë të pandehurve

“Mashtrim” dhe “Mashtrim kompjuterik” me ‘Call Center’, kërkohet paraburgim ndaj nëntë të pandehurve