Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit janë shkëmbyer mendime për rëndësinë e mbrojtjes së rendit kushtetues, garantimit të të drejtave dhe lirive themelore, si dhe sundimit të ligjit.
“Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për rëndësinë e mbrojtjes së rendit kushtetues, garantimit të të drejtave dhe lirive themelore dhe sundimit të ligjit, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të të dyja shteteve në këto fusha”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në takim është diskutuar edhe për diasporën e Kosovës në Gjermani, veçanërisht për edukimin dhe integrimin e saj.
“Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për diasporën e Kosovës në Gjermani, veçanërisht për edukimin dhe integrimin e saj, si dhe për kontributin e vazhdueshëm që komuniteti kosovar jep në jetën ekonomike dhe shoqërore të Gjermanisë”, thuhet më tej në njoftim.
Burimi: RTKLive




