Shiroka Pula takon ish-presidenten Jahjaga

Shiroka Pula takon ish-presidenten Jahjaga

Shiroka Pula takon ish-presidenten Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ish-presidenten Atifete Jahjaga, e cila ishte e shoqëruar nga ekipi i Fondacionit Jahjaga.

Siç bën të ditur Presidenca, gjatë takimit, Jahjaga e ka uruar Shiroka Pulën për marrjen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, duke shprehur mbështetjen e saj personale dhe institucionale në shërbim të vendit.

Sponsor 3M Express

Jahjaga ka shprehur kënaqësinë që në krye të këtij institucioni është sërish një grua, ndërsa Shiroka Pulës i ka uruar sukses në ushtrimin e mandatit.

Ajo ka shprehur bindjen se presidentja e re do ta përmbushë detyrën me përkushtim dhe dinjitet.

Në anën tjetër, Shiroka Pula e ka falënderuar Jahjagën për urimet dhe mbështetjen, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe kontributit të përbashkët në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Aksident në Zhur të Gjakovës, pesë persona të lënduar – një grua dhe një fëmijë dërgohen në QKUK

Aksident në Zhur të Gjakovës, pesë persona të lënduar – një grua dhe një fëmijë dërgohen në QKUK

Gattuso po bën mrekullinë te Lazio, pa humbje, gjashtë gola ndaj Sassuolos dhe kreu i Serie A

Gattuso po bën mrekullinë te Lazio, pa humbje, gjashtë gola ndaj Sassuolos dhe kreu i Serie A

ADN-ja zgjidh pas më shumë se 50 vjetësh vrasjen e një 17-vjeçareje nga Ted Bundy

ADN-ja zgjidh pas më shumë se 50 vjetësh vrasjen e një 17-vjeçareje nga Ted Bundy