Shiroka-Pula takohet me komandantin suprem të NATO-s në Evropë, në fokus siguria në Kosovë

Shiroka-Pula takohet me komandantin suprem të NATO-s në Evropë, në fokus siguria në Kosovë

Shiroka-Pula takohet me komandantin suprem të NATO-s në Evropë, në fokus siguria në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur të enjten në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), gjeneralin Alexus G. Grynkewich.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, rolin e NATO-s në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe aleancës.

Presidentja Shiroka-Pula ka shprehur mirënjohjen e Kosovës për kontributin e NATO-s dhe të misionit të KFOR-it në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend, transmeton Klankosova.tv.

Ajo ka theksuar se prania e KFOR-it vazhdon të jetë e rëndësishme për sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë.

Gjatë takimit, presidentja ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit me NATO-n dhe avancimin e bashkëpunimit me aleatët.

Ajo ka nënvizuar se anëtarësimi në NATO mbetet një nga objektivat strategjikë të Republikës së Kosovës.

Shiroka-Pula ka theksuar gjithashtu se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes, stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

Lexo edhe

LEX | Nga drejtori rajonal te majori, kapiteni e komandantët – këta janë zyrtarët e lartë policorë të suspenduar pas vrasjes së Arlinda Zekajt

LEX | Nga drejtori rajonal te majori, kapiteni e komandantët – këta janë zyrtarët e lartë policorë të suspenduar pas vrasjes së Arlinda Zekajt

​“Kromozomi 21” në Mitrovicë, thirrje për më shumë mbështetje të personave me sindromin Down

​“Kromozomi 21” në Mitrovicë, thirrje për më shumë mbështetje të personave me sindromin Down

Vuçiq: Në 72 orët e fundit po përballemi me terror të hapur, do ta arrestojnë këdo që nuk u nënshtrohet

Vuçiq: Në 72 orët e fundit po përballemi me terror të hapur, do ta arrestojnë këdo që nuk u nënshtrohet

Shiroka-Pula takohet me komandantin suprem të NATO-s në Evropë, në fokus siguria në Kosovë | Momenti