Shiroka Pula pret ambasadorin Rudolph, vlerësohet roli i diasporës në Gjermani

Shiroka Pula pret ambasadorin Rudolph, vlerësohet roli i diasporës në Gjermani

Shiroka Pula pret ambasadorin Rudolph, vlerësohet roli i diasporës në Gjermani

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Gjermanisë në Prishtinë, Rainer Rudolph.

Sponsor 3M Express

Gjatë takimit, nga Presidenca thonë se u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, si dhe partneriteti i ndërtuar ndër vite ndërmjet dy shteteve.

“Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në fazat e ndryshme të përpjekjeve të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, duke theksuar rëndësinë e kësaj mbështetjeje edhe në rrugën e mëtejshme të integrimit euroatlantik të vendit.”

Sipas njoftimit, në takim u vlerësua edhe roli i diasporës shqiptare në Gjermani, e cila përbën një urë të rëndësishme lidhëse ndërmjet dy vendeve dhe kontribuon në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet popujve. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Erdogan zbulon detaje nga biseda telefonike me Trump: I përcolla shqetësimet e Turqisë për Iranin

Erdogan zbulon detaje nga biseda telefonike me Trump: I përcolla shqetësimet e Turqisë për Iranin

Gjykata e Koçanit refuzon kërkesën e Iva Mihailovas për t’u kyçur online në gjykim

Gjykata e Koçanit refuzon kërkesën e Iva Mihailovas për t’u kyçur online në gjykim

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në vlerë 3,400 euro në Vërmicë

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në vlerë 3,400 euro në Vërmicë

Shiroka Pula pret ambasadorin Rudolph, vlerësohet roli i diasporës në Gjermani | Momenti