Shiroka Pula përfaqëson Kosovën në Ohër, në tryezën e liderëve të rajonit

Shiroka Pula përfaqëson Kosovën në Ohër, në tryezën e liderëve të rajonit

Shiroka Pula përfaqëson Kosovën në Ohër, në tryezën e liderëve të rajonit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka udhëtuar për në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin e liderëve të rajonit, në kuadër të Iniciativës Brdo-Brijuni.

Sponsor 3M Express

Brdo-Brijuni organizohet nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Nataša Pirc Musar dhe Zoran Milanović, ndërkaq presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, është nikoqire e takimit në Ohër.

Në kuadër të këtij samiti, Presidentja Shiroka Pula do të marrë pjesë sonte në darkën e përbashkët me liderët e rajonit.

Iniciativa Brdo-Brijuni synon të nxisë bashkëpunimin rajonal dhe t’i lehtësojë përpjekjet e vendeve të rajonit në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.

Lexo edhe

Mungon kuorumi, nuk votohen marrëveshjet me Francën

Mungon kuorumi, nuk votohen marrëveshjet me Francën

Ismail Dibrani njofton largimin nga SHKK-ja, thotë se do të vazhdojë në një institucion tjetër

Ismail Dibrani njofton largimin nga SHKK-ja, thotë se do të vazhdojë në një institucion tjetër

Ismail Dibrani i jep fund drejtimit të Shërbimit Korrektues

Ismail Dibrani i jep fund drejtimit të Shërbimit Korrektues