Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka takuar në Budapest ambasadorin e Shqipërisë, Ilirian Kuka, në një takim ku mori pjesë edhe ambasadori i Kosovës, Delfin Pllana.

Siç njofton Presidenca, në qendër të këtij takimi ishte bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet dy misioneve diplomatike, bashkërendimi i aktiviteteve dhe avancimi i mëtejmë i marrëdhënieve dypalëshe me shtetin e Hungarisë, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë bashkëbisedimit, Presidentja Shiroka Pula vuri theksin te rëndësia e një koordinimi të vazhdueshëm për fuqizimin e lidhjeve ekonomike e kulturore.
Po ashtu, u nënvizua nevoja për përkrahjen e përbashkët të mërgatës shqiptare, si dhe mbrojtjen e promovimin e interesave shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.




