Shiroka Pula mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 103-vjetorit të Turqisë

Shiroka Pula mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 103-vjetorit të Turqisë

Shiroka Pula mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 103-vjetorit të Turqisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sonte në ceremoninë e shënimit të 103-vjetorit të Republikës së Turqisë.

Në fjalën e saj para të pranishmëve, Presidentja Shiroka Pula tha se 103 vjet më parë, nën udhëheqjen e Mustafa Kemal Atatürkut, Turqia nisi një kapitull të ri, e që sipas saj, kjo ditë përfaqëson një moment përcaktues në historinë e popullit turk dhe në rrugëtimin e tij drejt shtetit modern.

Sponsor 3M Express

Me këtë rast, Presidentja Shiroka Pula i ka përcjellur urimet më të përzemërta për popullin turk dhe institucionet e Republikës së Turqisë.

Ajo më tej tha se për Republikën e Kosovës, Turqia është partner strategjik dhe aleat i rëndësishëm, duke theksuar se ne kemi miqësi të qëndrueshme dhe interesa të përbashkëta.

Presidentja Shiroka Pula theksoi se Kosova e çmon lart mbështetjen e Turqisë në momente të rëndësishme të historisë sonë, për pjesëmarrjen e Turqisë në ndërhyrjen e NATO-s më 1999, njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe kontributin në sigurimin e njohjeve ndërkombëtare.

Sipas Presidentes një dimension i rëndësishëm i partneritetit tonë është siguria dhe mbrojtja, duke pohuar se thellimi i bashkëpunimit me Turqinë në ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës është me rëndësi të veçantë.

Sipas Presidentes Shiroka Pula një urë e pazëvendësueshme ndërmjet Kosovës dhe Turqisë janë komuniteti turk në Kosovë dhe mërgata shqiptare në Turqi.

Në fund, Presidentja Shiroka Pula tha se është e bindur se Kosova dhe Turqia do ta thellojnë partneritetin në të gjitha fushat me interes të përbashkët, mbi bazën e besimit të ndërsjellë

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Elijona flet për Benitën? “Ka banorë që e bëjnë Bigun jashtë, me drama..”

Elijona flet për Benitën? “Ka banorë që e bëjnë Bigun jashtë, me drama..”

Kriza e kostos së jetesës – sa të ardhura neto ju nevojiten për të jetuar rehat në Evropë?

Kriza e kostos së jetesës – sa të ardhura neto ju nevojiten për të jetuar rehat në Evropë?

Pas Prishtinës, protestë për drejtësi për Arlinda Zekajn do të mbahet edhe në Pejë

Pas Prishtinës, protestë për drejtësi për Arlinda Zekajn do të mbahet edhe në Pejë