Shiroka Pula: Mbrojtja e grave kërkon përgjegjësi të përbashkët

Shiroka Pula: Mbrojtja e grave kërkon përgjegjësi të përbashkët

Shiroka Pula: Mbrojtja e grave kërkon përgjegjësi të përbashkët

Këto deklarata ajo i bëri të martën mbrëma, në ceremoninë hapëse të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, organizuar nga Ministria e Drejtësisë.

Duke iu referuar vrasjes së fundit të Arlinda Zekajt, Shiroka Pula ka theksuar rëndësinë e reagimit me kohë dhe të sigurimit të mbrojtjes efektive për gratë dhe vajzat.

Sponsor 3M Express

Ajo tha se e drejta për jetë, siguri dhe dinjitet është e drejtë themelore e çdo gruaje dhe vajze dhe se askush nuk duhet të jetojë me frikën e dhunës.

Presidentja bëri të ditur se ka themeluar Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave. Përmes këtij mekanizmi, Zyra e Presidentes do të bashkëpunojë me Kuvendin, Zyrën e Kryeministrit, Avokatin e Popullit dhe institucionet e tjera përkatëse, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile, akademisë dhe sektorit privat.

“Asnjë kërkesë për ndihmë nuk duhet të mbetet pa përgjigje. Këtë përgjegjësi duhet ta mbajmë çdo ditë, jo vetëm gjatë 16 ditëve të aktivizmit. Jeta, siguria dhe dinjiteti i çdo gruaje dhe vajze duhet të mbrohen. Ky është detyrim i yni”, ka theksuar Shiroka Pula.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Haziri kërkon ndryshime në LDK: Abdixhiku duhet të jetë më konsistent dhe më agresiv në qëndrime politike

Haziri kërkon ndryshime në LDK: Abdixhiku duhet të jetë më konsistent dhe më agresiv në qëndrime politike

Haliti: Besian Mustafa e di kush ia ka vrarë babanë

Haliti: Besian Mustafa e di kush ia ka vrarë babanë

Shpesh e neglizhojmë, por forcon muskujt e pulpave – pse ngritja në majë të gishtave është e rëndësishme gjatë stërvitjes

Shpesh e neglizhojmë, por forcon muskujt e pulpave – pse ngritja në majë të gishtave është e rëndësishme gjatë stërvitjes