Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të rajonit, që po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Iniciativës Brdo-Brijuni.

Samiti organizohet nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Nataša Pirc Musar dhe Zoran Milanović, ndërsa nikoqire e takimit është presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.
Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka Pula do të marrë pjesë sonte në darkën e përbashkët me liderët e vendeve të rajonit.
Iniciativa Brdo-Brijuni ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





