Shiroka Pula: Anëtarësimi në NATO mbetet synim strategjik i Kosovës

Shiroka Pula: Anëtarësimi në NATO mbetet synim strategjik i Kosovës

Shiroka Pula: Anëtarësimi në NATO mbetet synim strategjik i Kosovës

Gjatë ceremonisë, ajo ka rikujtuar ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, duke e cilësuar kontributin e saj si vendimtar për çlirimin e Kosovës dhe duke shprehur mirënjohje të përhershme ndaj aleatëve, në veçanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shiroka Pula ka theksuar se NATO vazhdon të ketë rëndësi të veçantë për Kosovën, ndërsa anëtarësimi në këtë organizatë mbetet një nga objektivat kryesore strategjike të shtetit.

Sponsor 3M Express

Ajo ka përmendur gjithashtu synimin për zhvillimin e mëtejshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me qëllim që pjesëtarët e saj në të ardhmen të kontribuojnë së bashku me ushtritë e vendeve aleate në ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

Presidentja ka vlerësuar edhe punën dhjetëvjeçare të NALT-it në ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes, FSK-së dhe Agjencisë së Menaxhimit Emergjent.

Sipas saj, mbështetja e këtij ekipi ka përfshirë zhvillimin profesional, forcimin e strukturave institucionale, mbikëqyrjen demokratike dhe avancimin e menaxhimit të emergjencave.

Në fund, Presidentja Shiroka Pula ka falënderuar gjeneralin Borghoff dhe pjesëtarët e NALT-it për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke i uruar për dhjetëvjetorin e themelimit.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Qorrolli: BE-ja duhet t’i kërkojë falje Kosovës për këngën nacionaliste serbe

Qorrolli: BE-ja duhet t’i kërkojë falje Kosovës për këngën nacionaliste serbe

Përparim Rama alarmon për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”: Anulohet takimi në Athinë

Përparim Rama alarmon për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”: Anulohet takimi në Athinë

“T’kom zemër”, puthje e përqafime mes Arlindës dhe Norës (VIDEO)

“T’kom zemër”, puthje e përqafime mes Arlindës dhe Norës (VIDEO)