Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka tërhequr vëmendjen në Festivalin e Letërsisë në Londër, për angazhimin e saj në promovimin e librave.

Ndërsa, drejtoi biseda me shkrimtaren Zadie Smith dhe ikonën e muzikës rock, Patti Smith, transmeton Klankosova.tv
Sipas DailyMail, Festivali i Letërsisë në Londër zakonisht mbledh autorë, kritikë dhe lexues për të diskutuar rreth librave dhe krijimtarisë letrare.
Por, këtë vit, ngjarja mori edhe një dimension tjetër, falë pranisë së Dua Lipës.
Këngëtarja e njohur për dashurinë e saj ndaj librave, drejton klubin e leximit Service95, përmes të cilit promovon vepra letrare dhe zhvillon intervista me shkrimtarë.





